Sot është zhvilluar në Gjykatën e Krimeve të Rënda, seanca për vlerësimin e masës së sigurisë ndaj Gazmend Musta i cili pasditen e 2 janarit 2019 vrau në sy të fëmijëve, 7 dhe 3 vjeç bashkëshorten e tij. Gentjana Çaushaj dhe të motrën e kësaj të fundit, Milisa, 18 vjeçe.
Dokumenti i ekspertizës mjeko-ligjore, zbulon detaje shokuese të asaj pasditeje në apartamentin e masakrës, ku çifti jetonte në lagjen 5 Shkurti në Ballsh.
Sipas dokumentit, 32-vjeçari i ka qëlluar me thikë buke disa herë dy gratë në dhomën e ndjenjës dhe pas krimit ka marrë fëmijët dhe është dorëzuar në stacionin policor.
Aty ka hedhur thikën në tokë dhe u ka kërkuar policëve që të kujdeseshin për fëmijët.
Ekspertiza mjeko ligjore zbulon se secila prej grave ka më shumë se 10 plagë në trupat e tyre.
Nga këqyrja në morgun e Spitalit Rajonal Fier, te kufoma e Gentjana Çaushaj u vërejtën:
– plagë shpuese në gjoks
– dy plagë shpuese në gjirin e majtë
– një plagë tjetër në nivelin e sqetullës së majtë
– një plagë shpuese në krah të majtë
– dy plagë prerëse shpuese në parakrah të majtë
– dy plagë shpuese në pjesën e poshtme të barkut në të majtë
– dy plagë shpuese në kurriz
– një plagë në krah të djathtë në nivel të shpatullës.
Te kufoma e Milisa Çaushaj (18 vjeçe) u vërejtën:
– dy pagë shpuese sipër gjoksit në nivelin e gropës së fytit, të tilla që depërtojnë deri në brendësi të zgavrës së gjoksit
– një plagë me prerje të dërrasës së kraharorit
– dy plagë në gjirin e majtë
– një plagë tjetër në nivelin e sqetullës së majtë
– një plagë tjetër në gjirin e majtë
– një plagë në parakrah të majtë
– një plagë tjetër në krah të majtë
– plagë në pjesën e sipërme të krahut të majtë
– dy plagë në 1/3 e poshtme të krahut të djathtë
– një plagë shpuese në bërrylin e djathtë
– dy plagë në 1/3 e kofshës së majtë
– plagë tjetër në pjesën anësore të kofshës së majtë
– plagë në kërcirin e këmbës së majtë
– plagë në kurriz midis shpatullave
– plagë në ijën e majtë.
I arrestuari Gazmend Musta deklaroi se i vrau të dyja me thikë kuzhine, pasi nuk duroi kundërshtimin që i bëri bashkëshortja e tij. Ai u arrestua nga policia në Ballsh në orën 21.00 të datës 02. 01. 2019.
“I dyshuari pretendoi se shkak për goditjen me thikë që i bëri bashkëshortes dhe kunatës kanë qenë ofendimet e Gentianës ndaj tij të cilat nuk i duroi dhe pas kësaj nuk diti se çfarë bëri”, thuhet në dokumentin e prokurorisë.
Gjithashtu pas krimit Gazmendi ka marrë të atin në telefon dhe pasi i ka treguar për krimin i ka thënë: t’ia bënte hallall se do të piqeshin në botën tjetër”
Gazmend Musta doli sot para gjykatës së krimeve të Rënda ku mori masën e sigurisë “Arrest me burg”.


