• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 26 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

26 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
VRAU GRUAN DHE KUNATËN NË BALLSH/ Fqinjët: Vajza bërtiste “çfarë i bëre mamit” (VIDEO)
Home
Breaking News

VRAU GRUAN DHE KUNATËN NË BALLSH/ Fqinjët: Vajza bërtiste “çfarë i bëre mamit” (VIDEO)

3 January, 2019 F.autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

Dëshmi tronditëse vijnë pas ngjarjes së rëndë në Ballsh, ku një 34-vjeçar vrau me thikë bashkëshorten e tij 31 vjeçe dhe motrën e saj 18 vjeçe pas një sherri familjar. Krimi i rëndë ndodhi në prani të dy fëmijëve të mitur të çiftit.

Fqinjët e familjes Musta rrëfejnë për gazetarin Ervis Kuci momentet e para pas ngjarjes kur Gazmendi kishte dalë nga shtëpia me dy fëmijët. Gentiana dhe Merisa Caushi u vranë me thikë nga 34-vjeçari pasditen e djeshme, ndërsa fqinjët konfirmojnë faktin se sherri kishte nisur pasi gruaja donte të ikte tek njerëzit e saj me rastin e Vitit të Ri.

 Flet fqinja
Si e more vesh?
Unë nuk kam qenë këtu por dje pasdite dola dhe ai kishte marrë fëmijët dhe fëmijët bërtisnin, ‘çfarë i bëre mamit’. Kaq di.

I mori vetë fëmijët?
Fëmijët i kishte marrë ai. Njërin e kishte në krah dhe vajzën për dore.

Ku i çoi?
Nuk e di, dola nga shtëpia dhe ika.

Deshmia Per Vrasjen Ne Ballsh

Sa i njihnit?
Nuk hymë e dalim, nuk i njohim nga afër. Dukej sikur shkonin mirë.

Kishin konflikte, kishit dëgjuar gjë?
Jo, jo. S’kisha dëgjuar gjë. Nuk dimë asgjë.

Ju tronditi kjo ngjarje?

Sigurisht që na tronditi. Ishte ngjarje shumë e rëndë.

Ku i çoi fëmijët pasi i mori?
Djalin e kishte në krahë dhe vajzën për dore. Po dilnin. Mund të ishte ora 17:00. Madje mendova t’i bërtisja se vajza po qante e bërtiste ‘çfarë i bëre mamit’.

Unë këtu i kam parë, kohët e fundit mund të jetë larguar. Nuk i njoh mirë, thjesht banorë të pallatit, një përshëndetje.

Fqinji
E dini çfarë ka ndodhur mes tyre?
Vetëm tani për rastin e Vitit të Ri. Gjoja ishin zënë se do vente nga njerëzit e saj e shoqja.

Si i kishte marrëdhëniet me prindërit e bashkëshortes?
Këtë nuk e di, po këtu shkonin mirë me të shoqen. Nuk kemi dëgjuar konflikte. Vetëm kjo ka qenë arsyeja, gjoja do vente nga i ati ajo, vemi, s’vemi.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article PARA NDESHJES NË CARDIFF/ Shikojeni çfarë bën ky fëmijë kur lojtari e hedh shishen me ujë (VIDEO)
Previous article MERKATOJA E JANARIT/ Mavraj largohet nga Arisi, kalon tek klubi gjerman...

F.autor

Postime të ngjashme

EMRI/ Operacioni “Larushku”, arrestohet i dënuar me 6 vite burg për drogë Aktualitet

EMRI/ Operacioni “Larushku”, arrestohet i dënuar me 6 vite burg për drogë

DITË DIMRI/ Reshjet e para të dëborës zbardhin Bjeshkët e Tropojës Aktualitet

DITË DIMRI/ Reshjet e para të dëborës zbardhin Bjeshkët e Tropojës

U ARRESTUA NGA RENEA ME URDHËR TË SPAK/ Kush është Bledar Cafi, “i forti i Shkodrës” që akuzohet edhe si pjesë edhe e grupit ‘Rraja’ Aktualitet

U ARRESTUA NGA RENEA ME URDHËR TË SPAK/ Kush është Bledar Cafi, “i forti i Shkodrës” që akuzohet edhe si pjesë edhe e grupit ‘Rraja’

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT