Vrasësi i gruas së tij dhe kunatës, motrës 18-vjeçare të bashkëshortes, është treguar i dhunshëm dhe kërcënues edhe ndaj gazetarëve. Në seancën e mbajtur sot në Gjykatën e Fierit, Gazment Musta, 34 vjeç ka kërcënuar gazetarët dhe ka dashur tu thyejë atij kamerat që mos ta filmonin, teksa ai shoqërohej për në gjykatë nën masa të forta policie. “Mos më filmoni se jua theva të gjitha në kokë”, shprehet ai teksa shoqërohet me makinë policie.
Ngjarja e rëndë ndodhi më 2 janar, ku Musta vrau gruan e tij Gentianën, pasi kjo e fundit i kërkoi të shkonte për vizitë pas Vitit të Ri tek prindërit e saj që jetojnë në fshatin Drizar. Në shtëpinë e çiftit kishte ardhur për vizitë dhe motra e Gentianës, Merisa Caushaj, 18-vjeçare e cila gjithashtu mbeti e pajetë nga goditjet me thikë prej kunatit të saj.
Në seancën gjyqësore për krimin e rëndë, një çështje për të marrë zgjidhje është edhe kujdestaria e dy fëmijëve të çiftit, të cilët që pas vrasjes së nënës së tyre jetojnë në fshatin SOS. Gjyshërit e babait vrasës kanë kërkuar t’i marrin fëmijët në kujdestari, por të njëjtën gjë duan edhe të afërmit e nënës së ndjerë q ëu vra me thikë nga burri. Seanca është shtyrë, pasi përfaqësuesja e fshatit SOS deklaroi se fëmijët duhet të intervistohen vetëm në prani të psikologes, dhe jo të familjarëve apo të babait të pandehur. Seanca e ardhshme do të zhvillohet me dyer të mbyllura, vetëm me prnai të avokatëve dhe psikologëve, më 12 mars.
Krimi i rëndë në familje ka ndodhi më 2 janar. Pas debateve me bashkëshortin, Gentiana Musta, është shprehur se do të merrte fëmijët dhe do të shkonte vetë në fshat. Ky debat solli reagimin e ashpër të 34-vjeçarit deri sa shkoi në aktin e tmerrshëm vrastar duke rrëmbyer thikën dhe goditur bashkëshorten Gentianen dhe motrën e saj qe ka ndërhyrë për ta ndihmuar.
Prej disa kohesh çifti jetonte në një banesë me qira në lagjen “5 Shkurti” në Ballsh. 34-vjeçari ishte emigrant në Greqi dhe ishte kthyer për festat e fundvitit.


