Në burg përjetë do të qëndrojë Gazmend Musta 34 vjeçari i dënuar për vrasjen e gruas dhe kunatës së tij mbrëmjen e 2 janarit të vitit 2019 në Ballsh. I akuzuari për krimin e dyfishtë brenda familjes shfaqi pendesë në gjyq dhe shprehu merak për dy fëmijët e tij të mitur 3 dhe 7 vjeç. Gjykata e Apelit Vlorë ka lënë në fuqi dënimine shkallës së parë “burgim të përjetshëm” për Mustën.
Si ndodhi kronologjia e ngjarjes
Debati në çift ka ndodhur pasi kanë pasur për drekë motrën dhe kunatin e Gazmendit në banesën e tyre, ndërsa më pas Gentjana ka kërkuar që të shkojë edhe tek prindërit e saj. Musta ka kundërshtuar.
Gentiana Caushaj ka këmbëngulur, ndërsa në këtë moment, autori i dehur ka marrë thikën e bukës duke i vrarë bashkë me kunatën, motrën e gruas, pasi kjo e fundit ndërhyri për të shpëtuar motrën. Autori është shprehur se e vrau gruan, pasi e ofendoi. ‘Shkak për goditjet me thikë të gruas dhe kunatës u bënë ofendimet e Gentianës, të cilat nuk i durova dot më dhe pas kësaj nuk dita ç’bëra’ mësohet se ka thënë ai.
Nga ekspertiza ka rezultuar se Musta e ka goditur gruan 11 herë më thikë në trup duke e lënë të vdekur në vend. Ndërsa kunatën e ka qëlluar 17 herë, e cila po ashtu humbi jetën në vend. Vrasjet kanë ndodhur në sytë e dy fëmijëve të mitur 5 dhe 9, vjeç. Pas vrasjeve, autori ka marrë dy fëmijët dhe është drejtuar për në komisariat. Sipas policisë, në momentin e arrestimit Gazmend Musta thikën me të cilën bëri vrasjen e dyfishtë e kishte në dorë.