• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 15 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

15 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
VRAU FOSHNJËN 10-JAVËSHE/ Si babai dhe punonjësit socialë neglizhuan paralajmërimet për shëndetin mendor të nënës
Home
Jetë

VRAU FOSHNJËN 10-JAVËSHE/ Si babai dhe punonjësit socialë neglizhuan paralajmërimet për shëndetin mendor të nënës

30 July, 2022 s.autor Jetë

Vijojnë hetimet ndaj prindërve të vogëlushes Lily-Mai Hurrell Saint George, e cila dyshohej se ishte vrarë prej nënës së saj vetëm dhjetë javë pas lindjes, si pasojë e depresionit. Lily- Mai lindi para kohe dhe mbahej në inkubator prej më shumë se dy muajsh dhe dukej se shëndeti i saj ishte përmirësuar, sipas Daily Mail.

Pak ditë pas daljes nga spitali, prindërit e saj raportuan se e vogla kishte ndërruar jetë edhe pse mjekët garantuan se ajo gëzonte shëndet të plotë. Sipas mjekësisë ligjore, Lily- Mai ishte dhunuar për vdekje dhe gjatë ekspertizës u zbulua se kishte pësuar dëmtim fatal në tru, 18 fraktura në brinjë dhe një këmbë të thyer.

Nëna e saj Lauren Saint George, 25 vjeç,  u shpall e pafajshme dhe ngjarja u konsiderua si vdekje nga pakujdesia, vendim ky i marrë për shkak se mjekët menduan se nëna e re ishte në gjendje të rëndë psikologjike si pasojë e lindjes së parakohshme.

Si rezultat, gjykatësi vendosi që ajo të mos marrë më shumë se një dënim me kusht. Në gjykim për vdekjen e foshnjës nuk ishte vetëm nëna e saj, por edhe babi 25- vjeçar, i cili doli “i pastër” nga hetimet e kryera.

Në bankën e të akuzuarve ishin edhe punonjësit socialë në Haringey, e cilësuar si autoriteti lokal më i dështuar për mbrojtjen e fëmijëve në vend. Pothuajse çdo anëtar i stafit që kujdesej për Lily-Mai në spital, mjekë, infermierë, mami ishin pro heqjes së kujdestarisë së prindërve.

Sipas fjalëve të prokurorit, çifti, prej disa vitesh ishin të pastrehë dhe “të papërshtatshëm për t’u kujdesur për të”. Ajo nuk ishte një nënë normale, dukej që ishte e papreokupuar për t’i vënë nevojat e vajzës mbi nevojat e saj, nuk mund të krijonte një lidhje shpirtërore me të bijën dhe as nuk shfaqte ndonjë interes ndaj saj, kanë thënë punonjësit socialë.

Nëna ankohej se e vogla nuk e linte të flinte, pasi rënkonte pafund. Nga hetimet u zbulua se nëna vuante nga depresioni, është ndarë për një kohë nga i shoqi dhe se kishte një fëmijë tjetër, për të cilin kujdesej vetëm i ati.

Megjithatë, paralajmërimet nuk u morën mjaft seriozisht. Gjashtë ditë pasi u largua nga spitali Barnet në vitin 2018, nëna telefonoi 999 për të raportuar se foshnja e saj nuk merrte më frymë.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "NUK KEMI Ç'TË PRESIM MË"/ Acarohet situata mes Kosovës e Serbisë, Beogradi deklaron nisjen e Asociacionit të Komunave Serbe
Previous article U SHKRUMBUA NGA KLAKËT/ Ja kur hapet për publikun Katedralja e Notre Dame

s.autor

Postime të ngjashme

MOMENTE TMERRI NË LONDËR/ Vajza e vogël mbetet e varur në dritaren e katit të dytë, shpëtohet në sekondat e fundit Jetë

MOMENTE TMERRI NË LONDËR/ Vajza e vogël mbetet e varur në dritaren e katit të dytë, shpëtohet në sekondat e fundit

MODELJA HABIT ME RRËFIMIN: Prindër milionerë i ofrojnë shuma marramendëse për të dalë me djemtë e tyre Jetë

MODELJA HABIT ME RRËFIMIN: Prindër milionerë i ofrojnë shuma marramendëse për të dalë me djemtë e tyre

VIKTIMA DHE TEMPERATURA REKORD/ Çfarë është “kupola termike” që po përvëlon Europën? Jetë

VIKTIMA DHE TEMPERATURA REKORD/ Çfarë është “kupola termike” që po përvëlon Europën?

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT