• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 19 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

19 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
“VRAU ELTON ÇIÇON”/ Kush është i “SUPERKËRKUARI” Jani Aliaj, historia e përgjakshme mes bandave
Home
Breaking News

“VRAU ELTON ÇIÇON”/ Kush është i “SUPERKËRKUARI” Jani Aliaj, historia e përgjakshme mes bandave

16 November, 2018 Isa.Autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

Ditën e sotme Policia e Shtetit ka publikua, listën e 12 personave më të kërkuar për qarkun e Gjirokastrës. Ajo që bie në sy është emri i të parit në këtë Top-krim të Jugut, Jani Aliaj, i dënuar me burgim të përjetshëm, por ende i lirë.

Aliaj i cili ka lindur dhe është rritur në Tepelenë, konsiderohet si një nga individët më të rrezikshëm të krimit shqiptarë dhe drejtues i një organizate të strukturuar, e cila përveç të tjerave, si veprimtari kryesore ka kultivimin dhe trafikimin e drogës. Mbi Aliajn dhe grupin e tij kriminal rëndojnë akuzat për shumë vrasje, por më e bujshmja ishte ajo 1 Majit 2016; ekzekutimi i një tjetër eksponenti të fuqishëm të krimit Elton Çiço.

Vrasja e Nelgert Patës  në qytetin e Fierit është episodi i fundit i përplasjeve të grupeve rivale të Tepelenës, drejtuar nga Jani Alia dhe Elton Çiço.

Një histori 16-vjeçare që nis me vrasjen me thikë të shokut të Çiços nga Alia në vitin 2000 në fshatin Zhabakik të Greqisë. Disa vite më vonë, dy personazhet në fjalë përballen në qelitë e një burgu grek. Aty Çiço plagos Alinë gjatë kohës së ajrimit, si hakmarrje ndaj vrasjes së shokut.

Pasi të dy dalin nga burgu , konfliktet tashmë transferohen në Shqipëri, ku bandat do të luftojnë edhe për zonat e influencës sa i takon kultivimit të drogës në Tepelenë.

1. Më 30 mars 2015, Elton Çiços i grabisin familjen dhe i dhunojnë prindërit, ngjarje për të cilën ai vendos të marrë hak. Dy muaj pas kësaj ngjarjeje, në Durrës vritet Robert Rama, mik i Alisë, rivalit të Çiços. Elton Çiço ishte i dyshuari kryesor për vrasjen e Ramës, por megjithëse policia ra në gjurmë të motorit të tij, me të cilin u largua nga vendi i krimit, ai asnjëherë nuk u ndalua zyrtarisht për këtë ngjarje.

Hakmarrja për grabitjen dhe dhunimin e prindërve të Çiços vijon me vëllezërit Ervis dhe Elton Imeri, të cilëve iu vendos eksploziv në automjete.

2. I pari, Ervisi, i dyshuar si autor i ngjarjes ndaj prindërve të Çiços, i shpëtoi atentatit, por i vëllai mbeti i gjymtuar rëndë pas shpërthimit në 9 dhjetor të 2015-ës në Kombinat.

Por Çiço nuk ndalet me kaq. Ai i organizon edhe 2 atentate Jani Alisë, një në Tiranë dhe një në Gjirokastër duke mos arritur ta ekzekutojë, por vetëm plagosë lehtë, derisa më 1 maj të këtij viti Çiço ekzekutohet në një lokal në zonën e ish-Bllokut nga Jani Alia, i ndihmuar nga Renato Milloshi, djali i Hysni Milloshit dhe Nelgert Pata, i cili ndihmoi në atentat, nga brenda burgut ku vuante muajt e fundit të dënimit për shfytëzim prostitucioni.

Episodi i fundit që bësohet se ka lidhje me përplasjet e bandave të Tepelenës ishte plagosja 1 muaj më parë e Andi Mustafarait pranë ish-Ekspozitës në kryeqytet, i cili njihej si mik i Çiços.

3. Ky i fundit pritet të merret në pyetje, ndërsa duket se autorët e ekzekutimit mafioz të së dielës kanë patur informacion të saktë për lëvizjet e 34-vjeçarit, Nelgert Pata.

Ai ishte në kërkim prej 4 muajsh nga policia, e cila kishte informacion se lëvizte me makina të blinduara, pasi i shpëtoi një atentati me snajper me 21 gusht në rrugën e Kavajës.

Në skedarët e policisë, të gjithë pjesëtarët e grupeve rivale të Tepelenës, cilësohen si tepër të rrezikshëm, ndërsa përplasja e tyre me gjasë pritet të sjellë të tjera ngjarje të rënda kriminale, pasi Jani Alia dhe Renato Milloshi, të shpallur në kërkim për vrasjen e Çiços dyshohet se janë arratisur jashtë Shqipërisë përmes kufirit të gjelbër.

/Alpenews.al

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article LEXUES TË SHUMTË PARA STENDËS SË TIJ/ Ismail Kadare vjen në panair me librin “Kur sunduesit grinden ”
Previous article PROSTITUCIONI NË IRAN/ Zbulohet "hileja" që përdorej

Isa.Autor

Postime të ngjashme

GODITET MAFIA SHQIPTARE E DROGËS NË FRANCË/ Kokainë, armë dhe miliona euro të sekuestruara, 7 të arrestuar Aktualitet

GODITET MAFIA SHQIPTARE E DROGËS NË FRANCË/ Kokainë, armë dhe miliona euro të sekuestruara, 7 të arrestuar

PROTESTAT/ Rama mban të shtunën mbledhjen e zgjeruar të Grupit Parlamentar të PS-së Breaking News

PROTESTAT/ Rama mban të shtunën mbledhjen e zgjeruar të Grupit Parlamentar të PS-së

"SHQIPËRIA RA PRE E KAPITALIZMIT..."/ Gazetarja shqiptare e “Financial Times” rikthen traumën e ’97 Aktualitet

"SHQIPËRIA RA PRE E KAPITALIZMIT..."/ Gazetarja shqiptare e “Financial Times” rikthen traumën e ’97

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT