• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 7 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

7 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
Vrau dy vëllezër në Laç se i ekzekutuan vëllain, ekstradohet në Shqipëri vëllai i shefit të krimeve (historia e sagës së vrasjeve)
Home
Aktualitet
Drejtësi

Vrau dy vëllezër në Laç se i ekzekutuan vëllain, ekstradohet në Shqipëri vëllai i shefit të krimeve (historia e sagës së vrasjeve)

29 December, 2017 Ina.Autor Aktualitet, Drejtësi

Autoritetet shqiptare kanë ekstraduar mbrëmjen e djeshme nga Anglia, shtetasin Martin Kaza.

Ky i fundit është dënuar nga Gjykata e Kurbinit me 20 vite burg, nën akuzën e vrasjes së dy vëllezërve.

Martin Kaza vrau në Shqipëri vëllezërit Dod dhe Augustin Gjini për “gjakmarrje”.

Kaza u arratis, por u dënua në mungesë të tij për vrasje dhe plagosje.

Ai kërkoi azil në Mbretërinë e Bashkuar në vitin 1999 duke u paraqitur si shtetas kosovar me një emër të rremë. Ai u martua dhe kishte krijuar familjen me tre fëmijë në Angli.

Kaza punoi në restorante, lavazhe e disa vende te tjera, teksa thuhet se ishte martuar atje me një bashkëkombase në vitin 2008, me 32-vjeçaren Majlina Dule, dhe ka tre fëmijë.

Duke folur përpara gjykatës momentin e arrestimit, Martin Kaza tha se ekstradimi i tij pas 18 vite së jetuari dhe punuari në Angli ishte i pajustifikuar, pasi shkelte të drejtat e njeriut, sipas Konventës Europiane për të Drejtat e Njeriut.

Po ashtu, ai i tregoi gjykatës se për t’iu shmangur familjes Gjini, me të cilën ishte në hasmëri, pasi në 1994, ata i kishin vrarë vëllain Ndue Kaza, oficer policie, ai ishte fshehur në Greqi.

Martin Kaza, si pjesë të mbrojtjes për të shmangur ekstradimin i tregoi gjykatës se e kishin goditur 4 herë me thikë dhe kishte përfunduar në koma pasi ishte dëbuar nga Greqia.

Pavarësisht justifikimeve të tij, gjykatësi John Zani urdhëroi ekstradimin e Martin Kazës.

Historia

Qyteti i Rrëshenit, më datë 7 Janar të vitit 1994 u trondit nga vrasja e Shefit të Krimeve, Ndue Kaza.

Ky i fundit u qëllua me armë zjarri në mes të qytetit nga Dod Gjini, i cili u largua nga vendngjarja. Shtypi i shkruar i kohës raportonte se vrasja ndodhi pasi shefi i Krimeve ndërhyri për të shmangur përshkallëzimin e një konflikti mes dy grupeve rivale.

Por 3 vite më vonë, pa arritur që autorët të arrestohen dhe familjet të pajtohen, në qytetin e Laçit vëllai i Komisarit mori hak, duke vrarë 2 vëllezërit Dod dhe Agustin Gjini.

Gazetat raportonin se ngjarja ndodhi mesditën e 3 Korrikut të vitit 1997, ku sipas tyre, në atentat kishin marrë pjesë dy persona.

Pas 4 vitesh, Gjykata e Kurbinit shpalli fajtor në mungesë për vrasjen e dyfishtë, Martin Kazën, duke e dënuar me 22 vite burg. Që prej asaj kohe, 45-vjeçari u largua jashtë vendit dhe nuk u kthye më në atdhe.

Ai u arrestua pak javë më parë në Londër, ku jetonte nën identitetin e rremë kosovar, Naim Karagia.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Spalletti bën gati listën e lojtarëve për transfertat e janarit
Previous article I ftohti polar përfshin Kanadanë, -40 gradë celsius. Shihni si ngrin uji i nxehtë në sekondë (VIDEO)

Ina.Autor

Postime të ngjashme

Zbulohet plani sekret “Shqipëria” që kishte BE në 2015-ën për nxjerrjen e Greqisë nga Eurozona Aktualitet

Zbulohet plani sekret “Shqipëria” që kishte BE në 2015-ën për nxjerrjen e Greqisë nga Eurozona

E PËSON KEQ/ Shiste drogë në ambientet e një pike lojërash elektronike, arrestohet 20-vjeçari në Durrës Aktualitet

E PËSON KEQ/ Shiste drogë në ambientet e një pike lojërash elektronike, arrestohet 20-vjeçari në Durrës

38 PORTOKOLLE KOMBËTARE PËR TRAJTIMIN E KANCERIT/ Sala: Pacientët të marrin të njëjtin standard në çdo spital Aktualitet

38 PORTOKOLLE KOMBËTARE PËR TRAJTIMIN E KANCERIT/ Sala: Pacientët të marrin të njëjtin standard në çdo spital

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT