• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 3 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

3 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
VRAU DJALIN DHE TENTOI TA KAMUFLOJË SI AKSIDENT/ Prokuroria mbyll hetimet për babain vrasës në Korçë
Home
Aktualitet
Kronikë

VRAU DJALIN DHE TENTOI TA KAMUFLOJË SI AKSIDENT/ Prokuroria mbyll hetimet për babain vrasës në Korçë

12 May, 2024 s.autor Aktualitet, Kronikë

Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, mbylli hetimet dhe dërgoi në gjyq shtetasit Shefki Bylykbashi i akuzuar për kryerjen e veprës penale të “Vrasje për shkak të marrëdhënieve familjare” si dhe shtetasen H. Bylykbashipër kryerje të veprës penale “Deklaratat e rreme para oficerit të policisë gjyqësore”.

Nga tërësia e provave të grumbulluara gjatë hetimit për procedimin penal nr.126/2023, rezulton e provuar se në datën 17.02.2023, rreth orës 16:00, është marrë njoftim se në Urgjencën e Spitalit Rajonal Korçë, ishte transportuar me autoambulancë për të marrë ndihmë mjekësore shtetasi Hamdi Bylykbashi me dëmtime në pjesën e kokës.

Ky shtetas, pak çaste më vonë, ka ndërruar jetë në ambientet e reanimacionit të këtij spitali. Sipas pretendimeve të para të familjarëve, ai ishte rrëzuar dhe kishte vrarë kokën, në oborrin e banesës, duke qenë në gjendje të dehur.

Nga veprimet hetimore, rezultoi se ngjarja e paraqitur si aksidentale, në fakt ishte ngjarje kriminale dhe në orën 02:00, të datës 18.02.2023, u bë arrestimi në flagrancë i babait të viktimës, shtetasit Shefki Bylykbashi si i dyshuar për kryerjen e kësaj vepre penale, konkretisht “Vrasja për shkak të marrëdhënieve familjare”, i cili pranoi autorësinë e krimit.

Është marrë deklarim nga shtetasia H.Bylykbashi, mamaja e viktimës, e cila ka deklaruar se i biri është kthyer nga Franca pasi është divorcuar me të shoqen dhe që atëherë konsumonte shumë alkool. Ajo ka qenë me bashkëshortin në banesë kur ka dëgjuar zhurmën e derës së oborrit. Ata kanë dalë dhe kanë parë Hamdiun, i cili ishte i gjakosur nga koka dhe ata e kanë futur në shtëpi. Çka nuk rezultoi e vërtetë.

Sa më sipër, nga tërësia e veprimeve hetimore të kryera dhe aktet e administruara në fashikullin e procedimit penal, rezulton e provuar se shtetasi Shefki Bylykbashi ka konsumuar elementët e veprës penale, pasi me veprimet e tij aktive, të kundërligjshme, të kryera me dashje, ka vrarë djalin e tij.

Në rastin konkret, autori me dashje dhe me vullnet të plotë si dhe me qëllimin për ta vrarë, ka goditur djalin e tij në kokë, disa herë. Ai ka marrë dhe ka përdorur çekiç gurësh dhe dru zjarri si armë të krimit dhe pasi i ka dhënë goditjet fatale të birit, është përpjekur ta mbulojë krimin si vetëdëmtim të viktimës, duke përforcuar idenë që veprimet e tij në drejtim të vrasjes të të birit kanë qënë të vullnetshme dhe të qëllimta për të sjellë pasojën e dëshiruar, humbjen e jetës të të birit.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article ZBULOHEN DETAJET/ Arbana Osmani nis përgatitjet për Big Brother Vip Kosova
Previous article RAMA MBËRRIN NË ATHINË/ Momenti kur zbret nga avioni! E pranishme edhe Linda Rama

s.autor

Postime të ngjashme

DITA E 34-të E PROTESTËS/ Protestuesit nisen nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë, thirrje nga nismëtarët: Mos sulmoni gazetarët Aktualitet

DITA E 34-të E PROTESTËS/ Protestuesit nisen nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë, thirrje nga nismëtarët: Mos sulmoni gazetarët

AKSIONI PËR "CALL CENTERAT"/ Arrestohet në Dhërmi Granit Penikaj! Ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar Aktualitet

AKSIONI PËR "CALL CENTERAT"/ Arrestohet në Dhërmi Granit Penikaj! Ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar

TRAGJIKE/ 29-vjeçarja shqiptare mbytet në plazhin e Porto Novos në Vlorë Aktualitet

TRAGJIKE/ 29-vjeçarja shqiptare mbytet në plazhin e Porto Novos në Vlorë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT