Ka goditur sërish krimi në familje, ku një baba 70-vjeçari ka vrarë të birin e tij në dhunë e sipër, 41-vjeçarin, Agron Tema.
Mësohet nga burimet e brendshme të Policisë së Durrësit se Tema është dhunuar nga babai i tij për tre ditë rrjesht, duke përfunduar në një vdekje të mënjëhershme pas traumës së marrë.
Babai i djalit është arrestuar nga blutë e Durrësit mënjëherë pas ngjarjes së sotme.
Ai është Xhavit Tema, 70-vjeç.
Mësohet se që para katër ditësh në Spitalin Rajonal të Durrësit, në pavionin e Urgjencës është paraqitur Agron Tema dhe nusja e tij 24-vjeçare me plagë të rënda nga goditja që Xhavit Tema ka kryer mbi to.
Akoma nuk ka një reagim të plotë nga familjarët, por besohet se faktori kryesor i kësaj vrasjeje janë problemet familjare.
/AlpeNews.al


