• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 18 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

18 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
VRAU BURRIN/ Momenti i arrestimit: A nuk mendove për fëmijët? E bëri atë punë tash, mos e mërzitni!
Home
Breaking News

VRAU BURRIN/ Momenti i arrestimit: A nuk mendove për fëmijët? E bëri atë punë tash, mos e mërzitni!

17 June, 2018 F.autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

Në vendin e ngjarjes, ka lënë edhe armën. Pistoletën me të cilën qëlloi ndaj bashkëshortit të saj, duke e lënë të vdekur.

Një ngjarje e rëndë që tronditi këtë mëngjes Milotin.

Violeta Donaj 35 vjeçare, me një pistoletë në dorë qëlloi disa herë në drejtim të burrit të saj, tregtar në pazarin e Milotit. Kaosi ishte i pashmangshëm, për shkak të njerëzve të shumtë, tregtarëve të tjerë që u bënë dëshmitarë të një krimi në familje.

Kujtim Donaj 42-vjeçar mbeti i vdekur, ndërsa në kushte të rënduara psikologjike, Violeta është larguar për disa metra, teksa më tej është arrestuar nga Policia.

E vetme në mes të rrugës, nën lotë, Violeta Danaj ra në prangat e Policisë.

Në një video amatore publikuar nga TvKlan, shihet momenti i arrestimit të gruas vrasëse. Ndaj saj, lëshohen edhe fjalë nga gra të tjera të pranishme në këtë moment. “A nuk mendove për fëmijët”, i drejtohet një grua Violetës, e cila në vend të përgjigjes, vetëm qan. Një nga efektivët që bëri arrestimin e 35-vjeçares, duke kuptuar dhe gjendjen e rënduar të gruas, përgjigjet: “E ka bërë atë punë mos e mërzitni tash”

Gruaja vetëm qan dhe dëgjohet që mbyturazi të thotë “Oj nan ça kam bo”.

Gjatë momentit të krimit, në treg ishte e pranishme edhe kunata e Violeta Donajt, e cila pa skenën teksa vëllai i saj u qëllua e më tej dha shpirt nga plumbat e marrë nga bashkëshortja e tij.

Nga hetimet e deritanishme, Express mëson se policia ka ngritur dyshimet për krim pasioni. Kjo pasi, sipas dëshmisë së parë dhënë nga 35-vjeçarja, ajo kishte dyshime se burri e tradhtonte.

Ata kishin pasur konflikte gjatë ditëve të fundit, ndërsa hetuesit nuk përjashtojnë as mundësinë që gruaja të jetë dhunuar nga Kujtim Donaj.

Çifti kanë dy fëmijë, ndërsa të dy ishin nga Rrësheni, dhe ishin pak të njohur në zonën e Milotit të Kurbinit. Ata njihen vetëm si tregtarë në pazarin e Milotit dhe deri në momentin e krimit, nuk kishin shfaqur probleme.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Dështoi tek Bayerni/ Milani dhe Benfica duel për talentin e madh portugez
Previous article Ministri i brendshëm Seehofer: Nuk synojmë të rrëzojmë Merkelin, por të frenojmë emigracionin

F.autor

Postime të ngjashme

PUBLIKOHEN FOTOT/ Kush është Sokrat Vata, vrasësi turistit portugez në Ksamil Aktualitet

PUBLIKOHEN FOTOT/ Kush është Sokrat Vata, vrasësi turistit portugez në Ksamil

E RËNDË/ Ambulanca përplaset me një automjet në Maliq, një i plagosur niset me urgjencë në spital Aktualitet

E RËNDË/ Ambulanca përplaset me një automjet në Maliq, një i plagosur niset me urgjencë në spital

ZJARRET NË VEND/ 7 vatra ende aktive, flakët përfshijnë Dajtin, Lurën, Matin dhe Pukën Aktualitet

ZJARRET NË VEND/ 7 vatra ende aktive, flakët përfshijnë Dajtin, Lurën, Matin dhe Pukën

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT