• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 31 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

31 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
Vrau BIZNESMENIN në derën e shtëpisë/ Si e mohon autori krimin: Kam qënë me shokët… (DËSHMIA)
Home
Aktualitet
Kronikë

Vrau BIZNESMENIN në derën e shtëpisë/ Si e mohon autori krimin: Kam qënë me shokët… (DËSHMIA)

22 March, 2018 F.autor Aktualitet, Kronikë

Mahmut Gega, i arrestuar si autor i dyshuar për vrasjen e Elsi Kosiqit, ka mohuar një fakt të tillë gjatë marrjes në pyetje në Polici. Por, nga ana tjetër, Policia e Dibrës shprehet se ka siguruar prova dhe fakte që e identifikojnë atë si autor të vrasjes së 32-vjeçarit Kosiqi.

Nga hetimet e deritanishme mendohet se pista kryesore e motivit të krimit është ajo e konkurrencës për trafikimin e lëndëve narkotike. Mësohet se prej vitesh Kosiqi dhe Gega ishin përfshirë në konflikte mes tyre.

Përveç 24-vjeçarit, grupi hetimor ka marrë në pyetje dhe disa persona të tjerë. Gega, sipas hetuesve, ka dhënë deklarime kontradiktore gjatë deponimeve të tij para oficerëve të Policisë Gjyqësore, bëjnë me dije burimet.

“Sa herë është pyetur, autori i dyshuar ka dhënë deklarata të ndryshme. Është shumë kontradiktor. Ai rreket të mohojë krimin e kryer. Edhe deklaruesit e tjerë nuk na kanë ndihmuar me thëniet e tyre”, thanë zyrtarë të drejtorisë së Policisë Dibër. Si pjesë e punës hetimore për zbardhjen e vrasjes së biznesmenit para vilës së tij të martën rreth orës 01:30, oficerë të Policisë Gjyqësore kanë shkuar në doganën e Bllatës dhe kanë siguruar listën e personave, që kanë hyrë e dalë nga kjo pikë kufitare.

arrestim-diber

Nga verifikimet nuk rezulton që Mahmut Gega të ketë hyrë e dalë nga Bllata. Por, Policia nuk përjashton pistën e lëvizjes së këtij shtetasi nga “brezi i gjelbër”, pra, jo në rrugë ligjore. Nuk dihet ende nëse Kosiqi e Gega janë takuar në Dibër të Madhe apo ky i fundit e ndiqte atë për ta ekzekutuar matanë kufirit.

Nga ana e tij, Mahmut Gega këmbëngul se ditën e ngjarjes nuk ka lëvizur nga qyteti i Bulqizës, madje është shprehur se gjatë gjithë ditës, deri në orët e vona, ka qëndruar nën shoqërinë e bashkëmoshatarëve të tij. Ky pohim hidhet poshtë nga Policia. Hetuesit kanë siguruar prova se ai është parë disa orë pasi kishte rënë natë në Maqellarë. Fillimisht u tha se edhe një punonjës policie kishte qëndruar në shoqërinë e Gegës, në një nga lokalet e qytetit. Por, një zyrtar i lartë i Policisë Dibër e mohoi kategorikisht këtë fakt.

“Nuk ka asnjë punonjës policie që ka lidhje me këtë ngjarje. Aktualisht nuk kemi prova për këtë gjë. Nëse ajo vërtetohet, punonjësi i policisë do të hetohet si çdo shtetas tjetër”, nënvizoi ai. Sipas Policisë, cilido qytetar që ka lëvizur dy ditë më parë në Doganën e Bllatës, akuzohet si i përfshirë në krim. Elsi Kosiqi u ekzekutua të martën rreth orës 01:30, para vilës së tij që ndodhet në qendër të Maqellarës, në anë të rrugës nacionale Bulqizë-Peshkopi. 32- vjeçari u qëllua me tre plumba kallashnikovi, pasi autori e thirri atë në emër.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article E çuditshme: Vera Grabocka s’jep kurrë intervista, por vetëm kjo gazetare ja ka dalë
Previous article Miku i Putin dhe mbreti i gazit, ja kush është miliarderi që do Milan-in

F.autor

Postime të ngjashme

POLIÇANI NË PROTESTË/ Qytetarët kundërshtojnë bashkimin me Beratin, djegin teserat e PS-së Aktualitet

POLIÇANI NË PROTESTË/ Qytetarët kundërshtojnë bashkimin me Beratin, djegin teserat e PS-së

PROTESTUESIT MARSHOJNË NË RRUGËT E KRYEQYTETIT/ Vijojnë thirrjet: Ju erdhi fundi Aktualitet

PROTESTUESIT MARSHOJNË NË RRUGËT E KRYEQYTETIT/ Vijojnë thirrjet: Ju erdhi fundi

AKSIDENT TRAGJIK NË GREQI/ Ndërrojnë jetë dy shqiptarët, detajet nga ngjarja Aktualitet

AKSIDENT TRAGJIK NË GREQI/ Ndërrojnë jetë dy shqiptarët, detajet nga ngjarja

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT