• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 6 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

6 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
VRAU BASHKESHORTEN/ Flasin familjarët e Çlirim Shahollit: Të vuajë për atë që bëri…
Home
Breaking News

VRAU BASHKESHORTEN/ Flasin familjarët e Çlirim Shahollit: Të vuajë për atë që bëri…

12 June, 2018 Ina.Autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

“Djalin e kemi bërë lanet, nuk duam që t’i shikojmë sytë. Nuk do i shkojmë as në gjyq”. Kështu shprehen të pikëlluar prindërit e moshuar të Çlirim Shahollit, i cili vrau gruan e tij, Ardiana Shahollin. Ngjarja e rëndë ndodhi mbrëmjen e së premtes në lagjen numër 15 në Durrës.

Prindërit e autorit shprehen se djali i tyre duhet të vuajë për krimin që bëri.

Mes dhimbjes që i ka pushtuar për ngjarjen, në familjen Shaholli varfëria është ulur këmbëkryq. Të moshuarit teksa rrëfehen për ngjarjen, tregojnë se një tjetër hall i madh i ka zënë, se si do t’i ushqejnë 6 fëmijët e çiftit.

Po ashtu prindërit thonë se nuk djali i tyre nuk punonte, ndërsa tashmë janë me sytë nga qielli dhe me shpresën që dikush t’i ofrojë ndihmë.

“Djali të vuajë për atë që beri. Nuk e ndjekim për hatanë qe I bëri familjes. Djali nuk punonte, kemi hall si do rrisim 6 fëmijët. Ne kemi pensione minimale. Kishin mbi 1 vit që kishin sherre, djali here pas here pinte. Shtëpinë e kane të rrënuar. 3 fëmijët e vegjël i ka marrë një shoqate. Gruaja ishte e mire, punonte. Ata të dy kanë patur sherre me njëri-tjetrin, por nuk e mendonim qe do arrinte deri këtu. Nuk ia falim djalit këtë që beri, la fëmijët pa nënë”, pohuan prindërit e Çlirimit.

Kujtojmë se dje u caktua edhe masa e sigurisë për Çlirim Shahollin, duke e lënë atë në burg. I braktisur nga të afërmit, 42-vjeçari deklaroi para trupit gjykues se ka debatuar ashpër me gruan për motive xhelozie dhe më pas janë përleshur në banesë.

“Po, unë e vrava gruan. E shtyva dhe ia përplasa disa herë kokën në dysheme”, është shprehur autori i krimit në familje, që tronditi banorët e qytetit të Durrësit dhe jo vetëm. I ftohtë në rrëfimin e tij, Çlirim Shaholli nuk u ka kërkuar ndjesë as fëmijëve të tij për krimin e kryer. 42-vjeçari akuzohet për veprën penale: “Vrasje me dashje në rrethana cilësuese për arsye familjare”. Shaholli rrezikon dënimin nga 20 vite burg deri në burgim të përjetshëm. BW

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article SPECIALE/ Nga Maldini tek Van Basten, këta janë 14 "yjet" që nuk e kanë fituar kurrë Kupën e Botës
Previous article Shakaja e Trump në drekën e punës/ Si reagon Kim Jong-un (VIDEO)

Ina.Autor

Postime të ngjashme

PAS PROTESTAVE MASIVE NË SHQIPËRI, BERLIN E MYNIH/ Edhe diaspora në Itali mban tubime, qytetarët: Rama ik Aktualitet

PAS PROTESTAVE MASIVE NË SHQIPËRI, BERLIN E MYNIH/ Edhe diaspora në Itali mban tubime, qytetarët: Rama ik

GARA PËR DREJTORË POLICIE NË KATËR QARQE/ Përfundon procesi i pikëzimit! Të parët renditen Adriatik Tafçiu, Ervin Hodaj dhe Edvin Ndreu Aktualitet

GARA PËR DREJTORË POLICIE NË KATËR QARQE/ Përfundon procesi i pikëzimit! Të parët renditen Adriatik Tafçiu, Ervin Hodaj dhe Edvin Ndreu

VRAU DHE FSHEHU KUFOMËN E KLEVIS LLESHIT/ Ekstradohet nga Italia Sajmir Kolaveri Aktualitet

VRAU DHE FSHEHU KUFOMËN E KLEVIS LLESHIT/ Ekstradohet nga Italia Sajmir Kolaveri

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT