Dy vite më parë, Todi Lera mbyti me duart e tij bashkëshorten Eva Lera.
Ngjarja ndodhi për shkak të xhelozisë së tepruar nga Todi Lera. Pasi vrau gruan e tij 58-vjeçati tentoi të vetëvritej, por u dënua për krimin e kryer.
Sipas informacioneve për mediat, Todi Lera është ndarë nga jeta në spitalin e Burgut në QSUT, pasi u infektua me koronavirus.
Ngjarja e rëndë ndodhi në shkurt të vitit 2019 në Vlorë. Dy javë më parë ai ishte infektuar me koronavirus dhe pasi u përkeqësua humbi jetën e tij.


