• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 19 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

19 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
VRAU BASHKËMOSHATARIN ME THIKË/ Prokuroria mbyll hetimet dhe dërgon në gjyq 15-vjeçarin
Home
Aktualitet
Kronikë

VRAU BASHKËMOSHATARIN ME THIKË/ Prokuroria mbyll hetimet dhe dërgon në gjyq 15-vjeçarin

27 January, 2025 s.autor Aktualitet, Kronikë

Prokuroria e Shkodrës pas rreth katër muajsh ka përfunduar hetimet për vrasjen e ndodhur mbrëmjen e 14 tetorit të vitit të kaluar në lagjen “Skënderbeg”, ku 15 vjeçari Klodian Kolbuçaj goditi me thikë duke i marrë jetën, bashkëmoshatarit të tij Emiljano Gjoni.

“Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, përfundoi hetimet dhe dërgoi në gjyq të miturin në konflikt me ligjin, shtetasin K.K për veprën penale “Vrasja në rrethana të tjera cilësuese”, të parashikuar nga neni 79, gërma “a” e Kodit Penal. Nga hetimet e zhvilluara në bashkëpunim me Drejtorinë Vendore të Policisë Shkodër në kuadër të procedimit penal nr.1538, të vitit 2024, u arrit të provohet se, në datën 14.10.2024, rreth orës 19:30, në vendin e quajtur lagjja “Skënderbeg”, rruga “Ing.Gjovalin Gjadri”, të qytetit të Shkodrës, i mituri në konflikt me ligjin K.K, pas një konflikti për motive të dobëta me të miturin E.Gj, e ka qëlluar këtë të fundit me një send prerës shpues, thikë duke i shkaktuar plagë vdekjeprurëse”, njofton organi i akuzës.

15-vjeçari Emiljano Gjoni u qëllua vetëm një herë me thikë në zemër, duke pësuar hemorragji që ia bëri të pamundur shpëtimin edhe pse u dërgua në spitalin rajonal të Shkodrës me shpejtësi nga një qytetar që u ndodh rastësisht në vendngjarje.

Viktima dhe autori frekuentonin të njëjtën shkollë, teksa ishin në vitin e parë në shkollën e mesme profesionale “Hamdi Bushati” në Shkodër.
Klodian Kolbuçi deklaroi para hetuesve se Emiljano e ka goditur me thikë në sup dhe për t’u vetëmbrojtur, ai pretendon se e ka marrë thikën e cila ka rënë në tokë dhe më pas e ka qëlluar për ta plagosur bashkëmoshatarin.

“Qëlluam të dy në lagje dhe Emiljano kishte një thikë në dorë. Ai më qëlloi në sup dhe gjatë përplasjes tonë fizike thika i ra në tokë. Unë e mora nga toka thikën që kishte Emiljano më parë dhe për t’u vetëmbrojtur e qëllova me idenë për ta plagosur dhe më pas u largova nga vendngjarja”, ka rrëfyer 15-vjeçari, i cili u pyet në praninë e psikologut dhe avokatit për shkak të moshës së tij si i mitur.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "MË KËRKONTE TË PROSTITUOJA"/ Flet për herë të parë motra e autorëve të vrasjes së Ramazan Matajt
Previous article "SQUID GAME"/ Sa të vërtetë ka loja që pushtoi botën?

s.autor

Postime të ngjashme

SEZONI VEROR/ Qeveria miraton rregulla të reja kufitare për menaxhimin e fluksit të udhëtarëve Aktualitet

SEZONI VEROR/ Qeveria miraton rregulla të reja kufitare për menaxhimin e fluksit të udhëtarëve

TËRMET NË SHQIPËRI/ Ja ku ishte epiqendra e lëkundjeve Aktualitet

TËRMET NË SHQIPËRI/ Ja ku ishte epiqendra e lëkundjeve

TRAGJIKE NË GJIROKASTËR/ Mbytet një 62-vjeçar në liqenin e Viroit Aktualitet

TRAGJIKE NË GJIROKASTËR/ Mbytet një 62-vjeçar në liqenin e Viroit

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT