• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 22 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

22 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
VRAU BARBARISHT GRUAN/ Nesër vendimi për Babis: Ja çfarë e tradhtoi pilotin me skenarin e grabitjes
Home
Rajon

VRAU BARBARISHT GRUAN/ Nesër vendimi për Babis: Ja çfarë e tradhtoi pilotin me skenarin e grabitjes

15 May, 2022 s.autor Rajon

Ditën e nesërme Babis Anagnostopoulos do të njihet me dënimin që do t’i jepet për vrasjen e Caroline dhe vrasjen e qenit të tyre Roxy.

Për gati 10 orë piloti dha sqarime të enjten e kaluar për gjithçka që ndodhi natën e krimit, ku ai mbyti gruan e tij në sy të fëmijës. Ai foli për njohjen e tij me Caroline, marrëdhënien, sa shumë ishin të dashuruar, martesën e tyre, udhëtimet e tyre, fëmijën e tyre…

Anagnostopoulos shpalosi jetën e tyre moment për moment, duke këmbëngulur se nuk kishin asnjë problem, por Caroline shkruante të kundërtën e asaj çka deklaroi ai, në ditarin e saj. Se ata ziheshin shpesh, se ajo donte ta linte.

Gazeta “Patris” ju zbulon sot detaje të panjohura të hetimit që çoi në arrestimin e Babis Anagnostopoulos pas 37 ditësh nga koha e krimit.
Oficerët e policisë që kanë hyrë të parët në shtëpi pas telefonatës së Babis Anagnostopoulos konstatojnë se grabitësit e dyshuar kishin kryer një kontroll selektiv të shtëpisë. “Ishte një nga gjërat e para që na bëri përshtypje,” tha Konstantinos Hasiotis , ish-kreu i Departamentit të Vrasjeve, në prezantimin mbi hetimin e krimit.

Elementi i dytë që iu bëri atyre përshtypje nuk ishte nga viktima, por nga vetë piloti, pasi shenjat nga lidhja në duart e tij ishin të zbehta. Ai pretendoi se ishte i lidhur për një kohë të gjatë, por sipas gjetjeve të Haras Spiliopoulou, profesor i Mjekësisë Ligjore në Universitetin e Athinës, shenjat mezi dukeshin.

Babis Anagnostopoulos, sipas policisë, kishte hyrë që në fillim në kuadrin e të dyshuarve. Policia monitoroi në mënyrë diskrete lëvizjet e tij paralelisht me hetimet.
Autoritetet mblodhën materiale nga çdo kamera që ekzistonte jo vetëm në zonë, por edhe në bashkitë fqinje në një distancë prej 30 kilometrash nga shtëpia. Koha i ndihmoi pasi sipas dëshmisë së pilotit gjithçka ka ndodhur natën kështu që nuk ka pasur trafik dhe makinat kanë qenë dukshëm më pak.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article TRAGJIKE NË DIVJAKË/ I riu humb kontrollin e mjetit dhe bie në kanal, ndërron jetë
Previous article HABIT Endri Prifti: Flas me UFO-t, shkoj në vendet më të këqija që ekzistojnë

s.autor

Postime të ngjashme

SONDAZHET NË SERBI/ Partia e protestave kryeson për fitoren e zgjedhjeve, Vuçiç rrezikon daljen nga politika Rajon

SONDAZHET NË SERBI/ Partia e protestave kryeson për fitoren e zgjedhjeve, Vuçiç rrezikon daljen nga politika

GJYKATA E HAGËS DËNOI ME 25 VITE HASHIM THAÇIN/ Reagon djali i ish-liderit të UÇK: Ne e dimë historinë, ushtarët tanë e kanë të gdhendur në lëkurë Rajon

GJYKATA E HAGËS DËNOI ME 25 VITE HASHIM THAÇIN/ Reagon djali i ish-liderit të UÇK: Ne e dimë historinë, ushtarët tanë e kanë të gdhendur në lëkurë

FOTOLAJM/ Protestuesit thyejnë xhamat e ndërtesës së Qeverisë së Kosovës pas vendimit ndaj ish-eprorëve të UÇK-së Rajon

FOTOLAJM/ Protestuesit thyejnë xhamat e ndërtesës së Qeverisë së Kosovës pas vendimit ndaj ish-eprorëve të UÇK-së

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT