• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 19 October, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

19 October, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
VRAU BABANË E TIJ/ Dëshmia e 29 vjeçarit në gjyq: Gruan tënde ta ndajmë bashkë
Home
Aktualitet
Kronikë

VRAU BABANË E TIJ/ Dëshmia e 29 vjeçarit në gjyq: Gruan tënde ta ndajmë bashkë

19 March, 2019 F.autor Aktualitet, Kronikë

Në Shqipëri regjistrohen shumë krime të rënda në familje, por ky rast i pazakontë bëri shumë bujë në fund të vitit 2017. Një 29-vjeçar u arrestua pasi vrau babanë e tij. Selman Aliaj ka dalë në gjyq të martën në Tiranë, i akuzuar për vrasjen e Fejzi Aliajt në dhjetor të vitit 2017. Ky krim tronditi opinionin publik për shkak të motivit.

Siç dëshmoi të martën në sallën e gjyqit prokurori i dosjes së 29-vjeçarit Selman Aliaj, i cili mësohet se vuan nga disa probleme me dëgjimin dhe të folurën, ngjarja ka ndodhur për motive morale.

Nervat e të riut duket se nuk kanë mbajtur më, pasi i ati, siç ka dëshmuar i pandehuri, i ka kërkuar që pasi i biri të martohet, të ndanin së bashku intimitet me gruan e të birit, pasi Fejzi Aliaj ishte pa bashkëshorte. Ai ishte divorcuar disa herë për shkak të natyrës konfliktuale që kishte. I riu ka dëshmuar para grupit hetimor se kjo ka qenë arsyeja që ka çuar në goditjen me mjete të forta të të atit. Më pas, i riu ka hedhur trupin e të atit në ujërat e liqenit të Farkës.

Jeta për të nuk ka qenë e lehtë, pasi jetonte me një prind që e dhunonte fizikisht e psikologjikisht dhe merrte çdo vendim për të, duke përfshirë këtu edhe fejesën pa dëshirën e tij. Ky ishte dhe shkaku pse mes tyre nisën debatet që arritën deri në krimin e rëndë.

Megjithatë Selman Aliaj nuk po ndëshkohet nga familjarët e tij. Ata e kanë ndjekur në të gjitha seancat, duke i paguar edhe një avokat. Vetë Aliaj u shfaq i qetë dhe aspak i penduar u shfaq para togave të zeza të Gjykatës së Krimeve të Rënda, raporton ABC News.

Familja, bashkë me mbrojtjen, pretendojnë se gjendja psikologjike e të pandehurit në momentin kur i mori jetën babait të tij ka qenë e rënduar, pikërisht për arsyet që ka dëshmuar 29-vjeçari para grupit hetimor. Krimi i rëndë ka ndodhur më 22 dhjetor të vitit 2017. Pas një debati të ashpër, Selman Aliaj qëlloi me çekiç babanë e tij e më pas trupin ia hodhi në liqenin e Farkës. Në vendin e ngjarjes ishin vetëm ata të dy.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article PËRJASHTIMET NGA GRUMBULLIMI I KOMBËTARES/ Thomas Strakosha nuk është I VETMI, ja rastet
Previous article DEBATI/ Vrasja e Jurgen Kurtit, zv.ministri i Brendshëm-gazetares: Do ishte e rëndë nëse...

F.autor

Postime të ngjashme

PAMJET/ Shtatë efektivë rrethojnë protestuesin, e dhunojnë me shkopa gome dhe e shtrijnë në tokë Aktualitet

PAMJET/ Shtatë efektivë rrethojnë protestuesin, e dhunojnë me shkopa gome dhe e shtrijnë në tokë

ZJARR NË PROTESTË/ Protestuesit ndezin fishekzjarre e djegin kazane mbeturinash, policia hedh gaz lotsjellës me sasi të mëdha Aktualitet

ZJARR NË PROTESTË/ Protestuesit ndezin fishekzjarre e djegin kazane mbeturinash, policia hedh gaz lotsjellës me sasi të mëdha

TENSIONE NË PROTESTË/ Policia me autobotë ndjek protestuesit, studentët shpërqendrojnë efektivët me rreze lazër Aktualitet

TENSIONE NË PROTESTË/ Policia me autobotë ndjek protestuesit, studentët shpërqendrojnë efektivët me rreze lazër

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT