• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 6 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

6 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
VRAU AGIM BUCIN dhe plagosi bashkëshorten e tij/ Çfarë ndodh në shtëpinë e të arrestuarit për vrasjen e tregtarit në Kamzë
Home
Breaking News

VRAU AGIM BUCIN dhe plagosi bashkëshorten e tij/ Çfarë ndodh në shtëpinë e të arrestuarit për vrasjen e tregtarit në Kamzë

30 April, 2018 Ina.Autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

Jo më shumë se një kilometër distancë nga shtëpia ku banon familja e Agim Bucit, tregtarit që u vra gjatë grabitjes në Kamzë, jeton edhe familja e atij që dyshohet se i mori jetën, Vladimir Kurtit. Të dyja familjet janë me origjinë nga Mati dhe thuajse kanë ardhur njëkohësisht në Tiranë.
Familja Buci banon prej 17 vitesh në rrugën “OSBE”, ndërsa familja Kurti ka ardhur një vit më herët, duke ndërtuar shtëpinë në rrugën “Besëlidhja”. Një shtëpi përdhese, që vetëm së fundmi ka marrë formë plotësisht, pasi kryefamiljari, thuajse i vetëm, ka punuar me çfarë ka mundur për të siguruar një strehë për fëmijët e tij. Njëri prej të cilëve tashmë ndodhet në burg për akuza të rënda dhe rrezikon edhe dënimin me burgim të përjetshëm. Petrit Kurti është baba i 6 fëmijëve, 4 djemve dhe 2 vajzave.

Dy djemtë e mëdhenj i ka të martuar, ndërsa tashmë ka në shtëpi një djalë dhe dy vajza. Vladimiri ishte fëmija i tij i fundit. Ai ishte vetëm një vjeç kur familja e tij u shpërngul nga fshati Gurrë e Vogël e Matit, në Kamzë të Tiranës.

E megjithatë më i vogli i familjes, gjatë 8 viteve të fundit e provoi dy herë burgun. Herën e parë, në vitin 2011 për grabitjen e dy taksistëve, ngjarje për të cilën u dënua me 5 vite burgim dhe së fundmi është arrestuar për vrasjen e tregtarit Agim Buci, gjatë një grabitjeje ku u plagos edhe bashkëshortja e tij.

Në rrugën “Besëlidhje” të Kamzës, pas një porte të hekurt ngjyrë gri e murit me blloqe betoni, jeton familja e Vladimir Kurtit. Kur kryefamiljari Petrit Kurti, babai i Vladimirit, hap portën, në oborr shfaqet e shoqja dhe vajzat, me sy të skuqur nga lotët e trishtim, që nuk e fshehin dot. Ata nuk kanë rast vdekjeje, por ndihen fajtorë për mortin në familjen Buci disa metra më tutje, shkaktar për të cilin ishte djali i vogël i familjes, Vladimiri.

Prindërit e tij, Liria e Petriti, janë të dy 55-vjeçarë, por jeta e vështirë, problemet që u ka shkaktuar kryesisht Vladimiri, ua kanë shtuar më shumë rrudhat dhe thinjat. Teksa Petriti bisedon me ne, e shoqja dhe dy vajzat e dëgjojnë dhe qajnë pas çdo fjale që ai thotë. Ato vetë nuk janë në gjendje të shprehen, qoftë edhe për të dënuar veprimin e 28-vjeçarit. Megjithatë, trishtimi në sytë e tyre është i dukshëm.

Edhe babai i Vladimirit më shumë qan sesa flet dhe lotët i duken të sinqertë. Ai vetëm i lutet Zotit, jo për vete, as për të birin, që thotë se nuk e ka më, por për familjen Buci. I lutet që t’u lehtësohet dhimbja edhe pse e di që kjo është e pamundur.

PANORAMA

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article U përfol shumë pas daljes së tij nga BURGU, por ja sa para dhe pasuri i’u sekuestruan të dashurit të Viola Spiros (FOTO)
Previous article Pas publikimeve të shumta për manipulimin e ndeshjes, Inter reagon për herë të parë

Ina.Autor

Postime të ngjashme

DOSJA "PARTIZANI"/ Dëshmon sot ish-ministri i Mbrojtjes, Gazmend Oketa Aktualitet

DOSJA "PARTIZANI"/ Dëshmon sot ish-ministri i Mbrojtjes, Gazmend Oketa

MOMENTET PREKËSE/ I liruar nga qelia, Niko Qarkaj puth duart e policëve, efektivët e përqafojnë Aktualitet

MOMENTET PREKËSE/ I liruar nga qelia, Niko Qarkaj puth duart e policëve, efektivët e përqafojnë

NDËRTIMI I BYPASSIT TË SARANDËS/ ARRSH njofton: Sot do të kryhet një shpërthim i kontrolluar me eksploziv... Aktualitet

NDËRTIMI I BYPASSIT TË SARANDËS/ ARRSH njofton: Sot do të kryhet një shpërthim i kontrolluar me eksploziv...

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT