Një infermiere 28 vjeçare, e cila u arrestua vetëm disa ditë më parë si e dyshuar për vrasjen e tetë foshnjave dhe përpjekjen për të vrarë gjashtë të tjera, është liruar me kusht.
Lucy Letby është lënë e lirë në pritje të hetimeve të mëtejshme në lidhje me përfshirjen e saj në 17 vdekje të foshnjave në Kontenë e Spitalit të Chester gjatë viteve 2015 dhe 2016.
Gjithçka filloi kur ,pas një raporti të vitit 2016 nga Kolegji Mbretëror i Pediatrisë dhe Shëndetit të Fëmijëve, u njoftua policia pasi u gjet që personeli i punësuar në njësi ishte i papërshtatshëm.
Dy foshnja vdiqën në njësi në vitin 2013 dhe tre në vitin 2014, por shkalla e vdekshmërisë u rrit në tetë vdekje në 2015 dhe deri në qershor 2016, pesë fëmijë tashmë kishin vdekur atë vit.
Ndërsa e dyshuara kryesore, infermierja Letby filloi në Spitalin e Chester pas diplomimit nga Universiteti i Chester-it në vitin 2011 dhe ka një rekord të pastër me Këshillin e Infermierisë dhe Mamive.
Ndërkohë, familjarët e të gjitha bebeve po mbahen të informuar dhe po suportohen gjatë gjithë procesit nga oficerë të trajnuar.


