• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 4 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

4 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
Vrau 8 foshnje dhe synonte të vriste të tjerë. Arrestohet punonjësja e maternitetit
Home
Jetë

Vrau 8 foshnje dhe synonte të vriste të tjerë. Arrestohet punonjësja e maternitetit

3 July, 2018 g.autor Jetë

Një punonjëse e kujdesit shëndetësor është arrestuar me dyshimin për vrasjen e tetë foshnjave dhe përpjekjen për të vrarë gjashtë të tjerë në një spital në Angli, shkruan BBC.

Policia e Cheshire tha se arrestimi i gruas ishte një hap i rëndësishëm përpara në një hetim mbi vdekjet në Kontenë e Spitalit të Chester.

Zyrtarët kanë hetuar vdekjen e 17 të sapolindurve në njësinë e neonatalit në mes të marsit 2015 dhe korrikut 2016.

Një zëdhënës tha se hetimi mbulonte gjithashtu 15 “kolapse jo-fatale”, fatmirësisht.

Rastet që po hetohen përfshijnë familje nga zona e Cheshire dhe në veri të Uellsit.

Spitali ‘Kontesha e Chester’ nuk pranoi të komentonte nëse ishte pezulluar ndonjë anëtar i stafit dhe Policia e Cheshire nuk do të zbulonte llojin e profesionit të të arrestuarës brenda spitalit.

Policia ka konfirmuar se po kërkojnë një pronë në Westbourne Road, Chester, rreth një milje nga spitali, në lidhje me hetimin.

Hetuesu  Paul Hughes tha se hetimi ishte shumë kompleks dhe shumë i ndjeshëm dhe oficerët po bënin “gjithçka që mundemi që të përpiqemi të përcaktojmë në detaje atë që ka çuar në këto vdekje dhe kolaps të foshnjave”.

Ai tha se nuk kishte “afate të caktuara për këtë, por mbetemi të angazhuar për të kryer një hetim tërësor sa më shpejt që të jetë e mundur”.

“Prindërit e të gjitha foshnjave po vazhdojnë të mbahen të azhornuara plotësisht dhe po mbështeten.

“Kjo është një kohë jashtëzakonisht e vështirë dhe është e rëndësishme të mbani mend se ka familje të foshnjeve të vdekura që kërkojnë përgjigje për atë që u ndodhi fëmijëve të tyre”.

Policisë iu kërkua të hetonin vdekjen e tetë fëmijëve në maj të vitit 2017, një hetim i cili që atëherë u zgjerua për të përfshirë edhe nëntë të tjerë.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article As Klea Huta nuk i REZISTOI! Publikon FOTO nga hoteli ku po rri me Elgitin
Previous article Pas eleminimit të Argjentinës habit Maradona: Ja se kush do ta fitojë botërorin

g.autor

Postime të ngjashme

PAMJET/ Propozim spektakolar për martesë në majë të Empire State Building, arrestohet çifti rus Jetë

PAMJET/ Propozim spektakolar për martesë në majë të Empire State Building, arrestohet çifti rus

KËSHILLAT QË JU DUHEN/ Si ta mbajmë shtëpinë më të freskët gjatë valëve të të nxehtit Jetë

KËSHILLAT QË JU DUHEN/ Si ta mbajmë shtëpinë më të freskët gjatë valëve të të nxehtit

VAKSINA NDAJ COVID MBRON EDHE ZEMRËN/ Studimi: Ul ndjeshëm rrezikun për infarkt dhe goditje në tru Jetë

VAKSINA NDAJ COVID MBRON EDHE ZEMRËN/ Studimi: Ul ndjeshëm rrezikun për infarkt dhe goditje në tru

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT