I njohur për luftën e tij ekstreme ndaj përdoruseve të drogës, Presidenti i Filipineve, Rodrigo Duterte ka thënë se nëse nuk do të ishte për stilin e tij diktatorial, vendi i tij do të ngecte dhe kurrë nuk do të përmirësohej, shkruan Russia Today.
Krerët e opozitës kanë reaguar ashpër kundër propozimit të Duterte për të rishikuar kushtetutën e vendit. Aktualisht kompetencat ekzekutive, legjislative dhe gjyqësore të secilit shtet në një trup shtetesh mbahen brenda një autoriteti qendror, por propozimi synon t’i kalojë këto në një sistem federal.
“Nëse ju thoni diktator, unë jam me të vërtetë një diktator. Nëse nuk veproj si diktator, bir…., asgjë nuk do të ndodhë në këtë vend”, tha presidenti në takimin në Visayan.
Duterte bëri vërejtjet nxitëse kur fliste për një tubim të ish-rebelëve komunistë, duke këmbëngulur se stili i tij i qeverisjes ishte i domosdoshëm për të mbështetur progresin dhe rritjen e ekonomisë në vend.
“Kjo është e vërtetë. Nëse nuk veproj (si një) diktator, që është stili im tani, asgjë nuk do të ndodhë në këtë vend”, shtoi ai.
“Më duhej të veproja si një diktator, për sa kohë më keni zgjedhur mua si president. Pse nuk do të më ndjekësh kur ëndrrat e mia janë të gjitha për ju?”