• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 22 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

22 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
VRAU 7-VJEÇAREN NË PARK/ 30-vjeçarja shqiptare u shpall e pafajshme (DETAJET)
Home
Aktualitet
Kronikë

VRAU 7-VJEÇAREN NË PARK/ 30-vjeçarja shqiptare u shpall e pafajshme (DETAJET)

4 December, 2020 s.autor Aktualitet, Kronikë

Eltiona Skana është 30-vjeçarja shqiptare e cila vrau me thikë një vajzë të mitur në Mbretërinë e Bashkuar.

Teksa po shtëtiste në park, Skana i preu fytin 7-vjeçares Emily Jones, ndërsa ajo vrapoi drejt nënës së saj.

Mendohet se 30 vjeçarja vuan nga probleme të shëndetit mendor, duke u nisur edhe nga deklaratat tronditëse që ka bërë në gjykatë duke thënë se 7-vjeçarja donte ta vriste.

Gjatë seancës gjyqësore të ditës së sotme, avokati kërkoi që Skana të deklarohej e pafajshme për vrasje, pasi vuan nga skizofrenia.

Prokuroria arriti në përfundimin se “nuk kishte më asnjë perspektivë realiste të dënimit” për vrasje, shkruan “The Sun”.

Në vitin 2017, Skana goditi me thikë nënën e saj dhe në një tjetër incident sulmoi motrën e saj dhe kur policia bastisi banesën e saj pas arrestimit të saj, ata gjetën një sasi të madhe të barnave anti-psikotike. Ajo ishte pranuar në spitalet psikiatrike tre herë.

Para sulmit, i cili ndodhi rreth orës 2.15 pasdite, një grua, që besohet të jetë Skana, ishte parë në park nga një dëshmitar i cili e përshkroi atë si në dukje të “trazuar” dhe me një pamje “të zbrazët” në fytyrën e saj.

Prindërit e 7-vjeçares ishin të divorcuar dhe Emily ishte në park me babain e saj, duke bërë xhiro me skuter.

Më pas do t’u bashkohej dhe nëna e Emilyt, dhe teksa e pa atë në distancë, 7-vjeçarja i tha babait të saj: “Babi, baba. Unë dua të shkoj tek mamaja” dhe ajo u largua në drejtim të saj.

Emily gjithashtu i thirri nënës së saj, e cila nuk e dëgjoi atë për shkak të distancës mes tyre dhe faktit se po dëgjonte kufje.

Rruga e Emily drejt nënës së saj do të ishte fatale për ta, pasi 30-vjeçarja shqiptare do ta kapte atë dhe me një lëvizje i çau fytin me thikë. Plaga ishte e pashmangshme dhe Emily vdiq pak më vonë.

Skana, me origjinë nga Shqipëria, por që jeton në Mbretërinë e Bashkuar që nga viti 2014, iku ende e armatosur me thikë, por në një moment e vendosi atë në çantën e shpinës, ku u gjet më vonë.

Juria ka dëgjuar që Skana, e cila erdhi në Mbretërinë e Bashkuar nga Shqipëria me familjen e saj në 2014, ka një histori të sëmundjes mendore.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article DUHET T'I SHIHNI PATJETËR/ Këto janë 9 trende mode që do pushtojnë vitin 2021
Previous article E TRISHTË/ Prej 20 ditësh i shtruar te "Shefqet Ndroqi", Covid-19 i merr jetën piktorit Besim Tula

s.autor

Postime të ngjashme

"ISHA NË SHOK"/ Zbardhet dëshmia e Sokrat Vatës për vrasjen në Ksamil: Thikën ia mora një turisti dhe... Aktualitet

"ISHA NË SHOK"/ Zbardhet dëshmia e Sokrat Vatës për vrasjen në Ksamil: Thikën ia mora një turisti dhe...

RËNDOHET SITUATA NË PUKË/ Digjen disa banesa në fshatin Gojan i madh, nis evakuimi i banorëve Aktualitet

RËNDOHET SITUATA NË PUKË/ Digjen disa banesa në fshatin Gojan i madh, nis evakuimi i banorëve

E PËSON KEQ/ Pjesë e një grupi kriminal në Itali, arrestohet në Durrës 33-vjeçari Aktualitet

E PËSON KEQ/ Pjesë e një grupi kriminal në Itali, arrestohet në Durrës 33-vjeçari

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT