Gjykata e Shkodrës ka dënuar me 10 vite burgim Mark Kodrën, 47 vjeç, i cili me 29 maj të këtij viti qëlloi për vdekje bashkëfshatarin Emiliano Ndou, 25 vjeç.
Gjykata vendosi 15 vite burg për të, por dukë qenë se ai përfitoi nga gjykimi i shkurtuar dënimi u ul në 10 vite burg. Ngjarja ka ndodhur në afërsi të kalçetos sportive të fshatit Bardhaj.


