Gjykata e Shkodrës ka lënë në burg duke vendosur masen e arrestit “Burg te perjetshem” per autorin e krimit të dyfishtë në Shkodër, Miklovan Parubin dhe bashkëpunëtorin e tij Marcel Shpijati.
Para togave të zeza, Parubi nuk shfaqi pendese krimin e kryer, ndërsa deklaroi se qëlloi ndaj shokëve te tavolinës, pasi ata e kishin tallur dhe vënë në lojë. Ndersa Marcel Shpijati personi i cili e ndihmoi të largohej nga vendi i ngjarjes, tha se e ndihmoi Parubin, pasi kishte frike se mos ai e vriste. Masa e sigurisë për autorin dhe bashkautorin është dhënë me dyer të mbyllura dhe nën masa të rrepta sigurie. Në sallën e gjyqit, ishin të pranishëm edhe të afërm të viktimave, ndërkohë që babai i Parubit është transportuar nga forcat e policisë në Gjykatë.
Ngjarja e rende ndodhi mbrëmjen e se hënës, kur Miklovan Parubi qëlloi me kallashnikov shokët e tij, duke lënë pas dy te vrare e katër te plagosur.