• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 7 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

7 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
Vrasjet në Lushnje për drogën viktima sa u kthye nga Belgjika
Home
Aktualitet

Vrasjet në Lushnje për drogën viktima sa u kthye nga Belgjika

12 October, 2017 Editor Aktualitet

Qyteti i Lushnjës ka përjetuar ngjarjet e viteve 1997-1998, pasi dy të rinj, banorë të këtij qyteti janë ekzekutuar në qëndër me breshëri automatiku. Zamir Latifi dhe Jurgen Hoxha, kanë mbetur të vrarë, ndërsa dy persona të tjerë Marjus Xhepexhiu, pronari i lokalit ku ndodheshin dy viktimat si dhe një kalimtar i rastit, 66-vjeçar Bujar Turku, që po ecte në atë moment me bicikletë,kanë mbetur të plagosur lehtë.

Gazeta “Shqiptarja.com” mëson se viktima Jurgen Hoxha, kishte vetëm katër ditë nga Belgjika, ku qëndronte si emigrant në këtë shtet. Policia e Lushnjës dyshon se atentati i rëndë që ndodhi jo shumë larg godinës së komisariarit të këtij qyteti, lidhet me pazaret e drogës në Belgjikë dhe Hollandë, ku Jurgen Hoxha dhe Zamir Latifi kanë qëndruar dhe dyshohet se janë marrë me aktivitet kriminal.

Burimet sqaruan se vrasja nuk ka lidhje fare me hasmëritë e vjetra të bandës së Lushnjës dhe se pistat e vetme hetimore është ajo e drogës dhe konfliktet e momentit mes të rinjve.

Autori i maskuar qëlloi i vetëm
Nga të dhënat që disponon “Shqiptarja.com” mësohet se personi që ka qëlluar në drejtim të lokalit ku ndodheshin Jurgen Hoxha dhe Zamir Latifi, ka qënë i vetëm. Një dëshmitar tregoi se personi ka zbritur nga një automjet dhe në duar mbante një armë automatike, ndërsa në kokë kishte një maskë të zezë. Personi ka ecur gati 20 metra, duke ju afruar dy të rinjve që qëndronin në kafene dhe menjëherë ka hapur zjarr me automatik. Ai ka lëshuar dy breshëri kallashnikovi, ndërkohë që ka lënë të vdekur në vend Jurgen Hoxhën dhe shokun e tij Zamir Latifi.

Plumbat kanë prekur pronarin e lokalit Marjus Xhepexhiu dhe një kalimtar të rastit. Dëshmitari që ka parë të gjithë ngjarjen, tregoi se pas kësaj personi që qëlloi me armë është larguar me shpejtësi duke u futur brenda në makinë, dhe më tej mjeti është larguar shumë shpejt në drejtim të daljes së Lushnjës, drejt zonës ish-fabrikës së Plasmasit.

Pista e parë, trafiku i drogës
Burime policore thanë për Shqiptarja.com se pista e parë e hetimeve është trafiku i drogës në Belgjikë dhe Hollandë.I njëjti motiv për atentatin ka qenë edhe një vit më parë kur ndaj Xhulio Shkurtit, Zamir Latifit dhe Sajmo Xhelilit u qëllua gjithashtu me breshëri automatiku. Ata mundën t’i shpëtojnë plumbave në 2016, por një vit më pas Latifi dhe Hoxha kanë mbetur viktima të kësaj përplasje të rëndë. Gjatë mbrëmjes së djeshme struktura të policisë kanë kryer një sërë hetimesh, ndërkohë efektiva të shumta jënë përqëndruar në rrugët e Lushnjës, që lidhen me Beratin, Rrogozhinën dhe Fierin.

Zamir Latifi, një vit më parë ju bë antentat
Zamir Latifit i është bërë atentat edhe një vit më parë me Xhulio Shkurtin, nipin e Aldo Bares. Nga ky atentat mori një plumb në këmbë Xhulio Shkurti, ndërsa i plagosur mbeti edhe Sajmo Xhelili. Xhelili dhe Shkurti kanë edhe lidhje familjare me njëri-tjetrin. Forca të shumta policie, përfshirë edhe RENEA-n, ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për identifikimin dhe kapjen e autorëve të këtij krimi.

Kontrolle të shumta janë kryer në dhjetëra banesa por pa rezultat. Policia dhe prokuroria e Lushnjës janë mobilizuar për të zbardhur ngjarjen e rëndë, megjithëse situata vijon të qëndrojë ende në mjegull. Nga ana tjetër shumë persona janë shoqëruar me shpresën se do të tregojnë diçka lidhur me krimin e rëndë. Kryesisht personat e shoqaruar kanë qënë shokë të viktimave. Pritet që në ditët në vijim policia dhe prokuroria e Lushnjës të bjerë në gjurmët e autorëve të këtij krimi që tronditi mbarë opinionin publik.

Lushnje, atentat me armë nipit
të Aldo Bares, dy të vdekur

 +7
Lushnje, atentat me armë nipit të Aldo Bares, dy të vdekur

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Shqipëria përfshihet nga temperaturat e larta/ Ja parshikimi i motit
Previous article Armëpushim/ Grupet palestineze arrjnë marrëveshje me grupin rival

Editor

Postime të ngjashme

"MË DHIMBSET SE E KAM..."/ Djali i vrau një efektiv dhe plagosi një tjetër, flet për herë të parë nëna e Violand Braçellarit Aktualitet

"MË DHIMBSET SE E KAM..."/ Djali i vrau një efektiv dhe plagosi një tjetër, flet për herë të parë nëna e Violand Braçellarit

E PËSON KEQ/ Mbi 1 kg heroinë në makinë, arrestohen dy persona në Tiranë Aktualitet

E PËSON KEQ/ Mbi 1 kg heroinë në makinë, arrestohen dy persona në Tiranë

DYSHOHET SE SHISTE KOKAINË NË LOKAL/ Arrestohet administratori, i sekuestrohet edhe arma pa leje (EMRI) Aktualitet

DYSHOHET SE SHISTE KOKAINË NË LOKAL/ Arrestohet administratori, i sekuestrohet edhe arma pa leje (EMRI)

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT