Kastriot Reçi u qëllua për vdekje me një plumb në zemër nga një saniper dy ditë më parë në Rrëshen, ndërsa është publikuar edhe video e ngjarjes së rëndë.
Në videon e publikuar nga një portal, biznesmeni 47-vjeçar zbret nga një makinë tip “Mercedes Benz”, dhe afrohet tek një grua e cila ka përdore një fëmijë të mitur. Teksa përshëndetet me gruan, Reçi nis të puthë dhe fëmijën.
Në këtë moment, ai është qëlluar me snajper vetëm një herë dhe menjëherë ka rënë përtokë. Plumbi që sipas grupit hetimor e ka kapur në zemër.
Ngjarje të tilla në vendin tonë janë të rralla një vrasje e një kalibri, të atillë e cila është parë vetëm në filmat e Hollywood.
AlpeNews.al ju ka rënditur disa prej ngjarjeve të bujshme të vrasjeve me snajper:
Çfarë ndodhi dy ditë më parë:
Kastriot Reçi u qëllua për vdekje me një plumb në zemër nga një saniper dy ditë më parë në Rrëshen.
9 MARS 2000– Ilir Bardhi u ekzekutua me plumb në kokë nga një snajperist në qelinë e paraburgimit 313. Bardhi u shoqërua në spitalin ushtarak nga ku humbi jetën. Ilir Bardhi kru atentatin e famshëm me antitank në ish- fushën e druve në Allias, ku u vranë Denis Gina e Median Shehu.
12 qershor 2015- Xhabir Shegaj Ekzekutohet me snajper nga kalaja e Rozafës në Shkodër për gjakmarrje. Shega ishte i dënuar më parë për vrasje dhe drogë.
AlpeNews.al





