• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 29 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

29 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
FENOMENI/ Vrasjet MAKABRE të vjehrrave nga nuset: Nga “Allah më fal që e vrava”, deri tek varrosja në kasolle (FOTO)
Home
Ekskluzive

FENOMENI/ Vrasjet MAKABRE të vjehrrave nga nuset: Nga “Allah më fal që e vrava”, deri tek varrosja në kasolle (FOTO)

13 March, 2018 F.autor Aktualitet, Breaking News, Ekskluzive, Sociale

Nuk kanë të sosur ndodhitë në shoqërinë shqiptare. Nga vrasjet më macabre dhe të pa imagjinueshme deri tek bashkëpuntorët që zgjedhim për të eleminuar familjarët. Nuk janë të pakta rastet e femrave të cilat vetëm apo në bashkëpunim kanë vrarë bashkëshorin apo në raste të tjera edhe vjehrrën.

Po të dëgjosh arsyet e vrasjeve janë absurde dhe qesharake. Kështu ke mundësisnë të kuptosh sat ë varfër janë shpirtërisht dhe mendërisht këto të gjora.

Të emocionuara pas “dashuriçkave” momentale disa femra zgjedhin fundin fatal ku përveçse marrin një jetë padrejtësisht, përfundojnë pas hekurave të qelive.

Pas të paktën një vit nga raportimi si një vdekje për shkaqe natyrale të një 47 vjeçareje në Tiranë, ngjarja ka marrë tjetër rrjedhë.

Më 30 prill të vitit 2017, policia pati raportuar se është dërguar nga familjarët në QSUT shtetasja L.L, vjeç 47, banuese në Frutikulturë, e cila ka ndërruar jetë nga infarkti.

Por mbrëmjen e sotme uniformat blu kanë bërë me dije se 47 vjeçarja Lirije Lami është vrarë.

E akuzuar për këtë vrasje është nusja e djalit të saj Marjana Cmeta, e moshës 21 vjeç. Cmeta dyshohet se ka vrarë vjehrrën e saj për konflikte familjare.

Agim Lami edhe ky i arrestuar mbrëmjen e sotme së bashku me Mirjanën dhe dy të tjerë si persona që kanë pasur dijeni për ngjarjen dhe nuk kanë kallëzuar krimin.

Disa muaj pas ngjarjes të ndodhur në prill 2017, Marjana Cmeta u rrëfye tek hoxha Hysen Shehu. Ajo pranoi se ka qene ajo qe ka helmuar te vjehrrën dhe kërkonte faljen e mëkateve nga Allahu.

Ketë rrëfim hoxha e regjistroi në video dhe vuri në dijeni Agim Lamin, bashkëshort i viktimës dhe vjehrri i nuses së arrestuar. 

Rastet të tjera, të ngjashme:

Hysnie Hoxhallari: Vret burrin se nuk kishte mundësi të takonte dashnorin

Djegia e banesës në Vlorë, ku humbën jetën nënë e bir, Selkie dhe Olsi Hoxhallarit më 28 janar 2018 ka si autore Hysnie Hoxhallarin, gruan e viktimës. Të dy u masakruan dhe u dogjën në banesën e Selkies. Por pasi nusja dëshmoi se atë mbrëmje ajo i gjeti ata të djegur në shtëpi dhe në intervista kërkonte drejtësi, vetëm një muaj më pas policia zbuloi se ishte pikërisht 32-vjeçarja dhe i dashuri i saj 26-vjeçar autorë të krimit makabër.

Për shkak se bashkëshorti i Hysnies dhe babai i djalit të saj 3-vjeçar ishte kthyer prej disa kohësh nga Greqia, dyshja nuk kishte mundur më të takohej dhe kjo e shtyu Hysnien dhe Kasëm Pirjasin drejt vrasjes së dyfishtë. Pas arrestimit të dyshes, bashkëshortja e Kasëmit dhe nëna e dy vajzave të tij, njëra prej të cilave invalide, rrëfeu se ajo dhe Hysnie Hoxhallari janë kushërira të dyta.

Xhemile Skuka vret dhe varros vjehrrën në kasollen e bagëtive

Xhemile Skuka nuk është një emër i panjohur për drejtësinë shqiptare. Në shkurt të vitit 2013 në Hotesh të Dibrës, Ajo tentoi të vriste vjehrrën e saj Naime Skuka duke i hedhur vajin e nxehtë në vesh teksa flinte, por nuk e ka arritur një gjë të tillë pasi të moshuarës i ka dalë gjumi. Ndaj, 30-vjeçarja e masakroi vjehrrën e saj me mjete të forta dhe me ndihmën e  kunatës, 25-vjeçares Hike Skuka, dhe e varrosi në kasollen e bagëtive. Skena është parë nga një bashkëfshatar i tyre dhe tre ditë pas krimit, Xhemile Skuka u arrestua nga policia dhe rrëfeu se vjehrrën e kishte vrarë pasi ajo e keqtrajtonte, e ofendonte dhe nuk i jepte paratë që bashkëshorti i dërgonte nga emigracioni.

Sanije Tuga: Vret vjehrrën dhe bashkëshortin, motivet…

Sanije Tuga në maj të 2010-ës, policia e Kurbinit ka vënë në pranga 52-vjeçaren Sanije Tuga për vrasjen e vjehrrës së saj dhe plagosjen e bashkëshortit. Pas një sherri me vjehrrën Behare Tuga, kjo e fundit është marrë në mbrojtje nga i biri, Baftjari. Këtë duket se 52-vjeçarja nuk e ka kapërdirë dot dhe ka marrë çiften, duke qëlluar në drejtim të vjehrrës dhe bashkëshortit.

Ornela Domi në romancë me kushëririn e bashkëshortit, vret vjehrrën

Duket si histori përrallash dhe legjendash urbane por daton që në vitin 1997 dhe ende autorja nuk ka rënë në duart e drejtësisë. Asokohe vetëm 16 vjeçe dhe me bashkëshortin e larguar në emigrim, Ornela nisi një histori dashurie me djalin e xhaxhait të bashkëshortit të saj. Drita Shaba e gjen dyshen në dhomën e gjumit dhe, tentoi të dalë jashtë shtëpisë. Por u qëllua 5 herë me thikë në kraharor nga 15-vjeçari Xhurian Shaba, djali i kunatit të saj dhe i dashuri i nuses.

Për të mbuluar krimin, Ornela Domi inskenoi një grabitje të rreme dhe udhëzoi Xhurianin të largohej me sendet e shtrenjta që ndodheshin në shtëpi. Ngjarja u zbulua disa muaj më vonë nga shoku i Xhurianit, i cili ishte dëshmitari i vetëm në ngjarje dhe kërcënohej nga ai për të mos rrëfyer historinë. Të dy autorët ende janë në arrati.

Elda Tanushi: Tentoi të helmonte vjehrrën dhe akuzoi vjehhrin për abuzim seksual

Një vrasje e mbetur në tentativë ajo e Elda Tanushit në Shijak, e cila tentoi të eleminonte vjehrrën e saj duke i helmuar gotën e kosit në korrik të 2017-ës. “E urreja me shpirt, ma bëri jetën skëterrë!”-ka dëshmuar në polici 19-vjeçarja, e cila rrëfeu se vjehrra Arjana Stafa kishte nisur ta keqtrajtonte qëkurse bashkëshorti i saj ishte larguar në emigrim. Arjana Stafa i kishte kërkuar nuses një gotë kos për t’u freskuar, por sapo hëngri lugën e parë, ndjeu shijen e çuditshme dhe ndonëse pati probleme shëndetësore, shpëtoi nga vdekja dhe denoncoi nusen në polici. Por në dëshminë e saj në polici, Elda Tanushi e ka thelluar edhe më tej ngjarjen duke akuzuar vjehrrin për ngacmim seksual, ndërsa ky i fundit, pretendon se 19-vjeçarja kishte një lidhje jashtëmartesore. Pas deklaratës në gjykatë se nuk kiishte pasur si qëllim ta vriste vjehrrën, Elda u lirua dhe tashmë është në arrest shtëpie.

AlpeNews.al

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article 650 KG KANABIS NË TEPELENË/ Zbardhen detajet: Babë e bir e kishin bërë gati, ja destinacioni
Previous article Shënohet goli i dytë në ndeshjen United – Sevilla

F.autor

Postime të ngjashme

NË KËRKIM PËR DOSJEN “AKSHI”/ Si u arrestua në Francë Ermal Beqiraj. Po fluturonte me avion civil mbi një central bërthamor, dyshime për spiunazh Aktualitet

NË KËRKIM PËR DOSJEN “AKSHI”/ Si u arrestua në Francë Ermal Beqiraj. Po fluturonte me avion civil mbi një central bërthamor, dyshime për spiunazh

ALARM ZJARRI NË FIER! Flakët shpërthejnë pranë Drejtorisë Arsimore, zjarrfikësit neutralizojnë zonën Aktualitet

ALARM ZJARRI NË FIER! Flakët shpërthejnë pranë Drejtorisë Arsimore, zjarrfikësit neutralizojnë zonën

DETAJET E PARA/ Përshkallëzohet konflikti për pronën mes dy familjeve në Pukë, dy të plagosur, një i shoqëruar Aktualitet

DETAJET E PARA/ Përshkallëzohet konflikti për pronën mes dy familjeve në Pukë, dy të plagosur, një i shoqëruar

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT