• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 15 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

15 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
VRASJET MAKABRE/ Nga: E THERA se më shante, tek vrasësi me pagesë për “kokën” GRUAS… (RASTET)
Home
Ekskluzive

VRASJET MAKABRE/ Nga: E THERA se më shante, tek vrasësi me pagesë për “kokën” GRUAS… (RASTET)

28 May, 2018 F.autor Aktualitet, Breaking News, Ekskluzive, Kronikë

Fenomeni i vrasjeve dhe plagosjeve mes bashkëshortëve është rritur frikshëm, jo vetëm në Shqipëri, por kudo që ka shqiptarë në botë. Rasti më i fundit ishte ai i 57 vjeçarit shqiptar, që për arsye se ajo bëhej xheloze për të, e vrau me thikë tre herë në sy të djalit 17 vjeçar.

E theri me thikë tre herë në sy të djalit:

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur ditën e djeshme në Itali, ku një familje shqipëtare kane rënë pre e dhunës duke përfunduar në vrasje.

Kjo ndodhi dje pasdite, rreth orës 16, në Piacenza aty ku çifti jetonin prej vite bashkë me fëmijët e tyre.

Bëhet fjalë për XHEVDET MEHMET, 56, vjeç i cili në prani të djalit të tij 17-vjeçar, theri dhe masakroi bashkëshorten e tij ELCA TEREZIU me thikë në fyt.

Ka qenë djali i cili ka telefonuar policinë, ndërsa autori i krimit është vetëdorëzuar në stacionin policor të Piaçencës vetëm pak momente më vonë.

Pas sulmit gruaja nuk ka mundur tju mbijetojë plagëve të marra dhe ka ndërruar jetë  menjëhershme. Trupi i saj u gjet në kuzhinë me pesë plagë thike, e pranë trupit të saj edhe arma e krimit.

57 vjeçari shqiptar ka rrëfyer në polici se gruaja e tij e keqtrajtonte me epitete fyese, ishte mjaft agresive, nuk kishte besim tek ai duke e akuzuar se e tradhëtonte.

 

Porosit vrasësin për gruan:
Kishte tentuar të vriste tre herë gruan e tij nëpërmjet vrasësve me pagesë, por një shqiptar në Gjermani ka përfunduar në pranga pasi e shoqja ia ka dalë të shpëtojë.

Ai kishte porositur vrasjen e bashkëshortes për të fituar pagesën e sigurimit jetësor, e cila arrin në 250.000 euro.  Për shkak të problemeve financiare në të cilat është gjendur në fillim të vitit 2017, 39 vjeçari kishte tentuar të vriste tre herë gruan maqedonase.

Herën e parë ka kontaktuar një mik, të cilit i kishte premtuar 50 mijë euro. Më pasi ai ka kontaktuar me një shoqe afatgjate të gruas së tij dhe e ka bindur që të kryej vrasjen. Ajo e ka ndjekur viktimën deri në Spanjë dhe Pragë por nuk ia ka dalë.

Me 29 nëntor të vitit të kaluar shqiptari kishte futur një tjetër vrasëse me pagesë në shtëpinë e tij në Jenfeld, e armatosur me thikë dhe pistoletë. Ajo ka hyrë në dhomën e fjetjes dhe ka tentuar që ta mbysë maqedonasen duke i shkaktuar plagë në stomak dhe në shpinë.

Por viktima ka pastur mundesi që të shpëtojë, duke dalë nga ballkoni dhe duke kërkuar ndihmë.

Vret gruan më pas veten, tradhtia e saj i errëson sytë 38 vjeçarit
Një vrasje e dyfishtë ka ndodhur dje në Cyrih të Zvicrës, ku një shqiptar e ka vrarë së pari gruan e tij e pastaj edhe vetën.

Çifti me origjinë nga Shqipëria po jetonte prej kohësh në Zvicër dhe ishin prindër të dy vajzave. Dyshohet për tradhti. Gruaja ishte nëpunëse në një filial të bankës UBS dhe ngjarja ka ndodhur pikërisht përpara godinës.

Vret me thikë ish-gruan, në prani të nipërve e mbesave

67-vjeçari ka sulmuar me thikë dhe e ka vrarë në mes të rrugës një grua 59 vjeçe. Sipas policisë dhe dëshmitarëve, viktima ka qenë ish-gruaja e tij. Bëhet fjalë për një çift shqiptar nga Kosova, të cilët prej vitesh jetonin të ndarë.

 

 

Dëshmitarët thonë se janë përpjekur ta ndalojnë burrin por pa sukses, shkruajnë mediat austriake. Po ashtu edhe njësitë e shpëtimit të ardhura në vendin e ngjarjes ndonëse kanë provuar të bëjnë rianimimin, nuk kanë mundur të bëjnë asgjë përveç se të konstatojnë vdekjen.

Një dëshmitare që duket se është familjare e viktimës, thotë se ajo është therur nga ish-bashkëshorti. Ai e kishte përcjellë dhe pastaj e kishte therur.

AlpeNews.al

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Tunizia befason Portugalinë, barazon 2-2 me "Luzitanët" (VIDEO)
Previous article Italia vuan në fund por triumfon në debutimin e Mancini-t (VIDEO)

F.autor

Postime të ngjashme

APELI LIRON PETRI BOZON NGA BURGU/ I jep “arrest shtëpie” pas aksidentit fatal Aktualitet

APELI LIRON PETRI BOZON NGA BURGU/ I jep “arrest shtëpie” pas aksidentit fatal

INTERVISTA/ Rama për mediat britanike: Protestat nuk përfaqësojnë shqiptarët, algoritmi bëri shumë për t’i sjellë njerëzit në bulevard Breaking News

INTERVISTA/ Rama për mediat britanike: Protestat nuk përfaqësojnë shqiptarët, algoritmi bëri shumë për t’i sjellë njerëzit në bulevard

E RËNDË NË ELBASAN/ Një person tenton të vrasë një grua brenda lokalit Aktualitet

E RËNDË NË ELBASAN/ Një person tenton të vrasë një grua brenda lokalit

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT