• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 1 October, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

1 October, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
VRASJET/ Eksperti i sigurisë: Armët e ’97 ende nëpër shtëpitë e shqiptarëve, Vlora kryeqendër…
Home
Aktualitet
Kronikë

VRASJET/ Eksperti i sigurisë: Armët e ’97 ende nëpër shtëpitë e shqiptarëve, Vlora kryeqendër…

4 June, 2021 s.autor Aktualitet, Kronikë

Ndonëse jemi në 6 mujorin e parë të këtij viti, numri i vrasjeve është shumë i lartë, 30 viktima, 8 më shumë se në të njëjtën periudhë të një viti më parë. Për ekspertin e sigurisë, Fatjon Softa organet e drejtësisë duhet të jenë më funksionale në parandalimin e këtyre ngjarjeve.

Në studion e “Report TV”, Softa u shpreh se punonjësit e policisë duhet të mbajnë nën vëzhgim persona të identifikuar si problematikë në zona të caktuara, ndërsa shtoi se problem është edhe fakti i lehtësisë me të cilën mund të gjendet një armë.

Sipas tij, ende në shtëpitë e shqiptarëve janë armët e 1997-ës, ndërsa thekson se kontrolli dhe grumbullimi i tyre është një problem masiv.

“Kjo periudhë nga janari deri më tani është një periudhë e rënduar për sa i përket krimeve. Problemi i krimit në familje shoqërohet jo vetëm me dhunë fizike, por me armë. Disa njerëz që janë identifikuar, për konflikte, duhet të mbahen nën kontroll. Ndodh që njerëzit thonë do e vras do e bëj, ndonjëherë janë vetëm emotive, por mund të mos jetë edhe kështu . Arma është e rrezikshme, kontrolli i armëve grumbullimi i armëve, është një problem masiv. Armët e ’97 qëndrojnë akoma të fshehur anë banesat e qytetarëve shqiptarë. Një punonjës policie i zonës duhet të ketë një informacion të përgjithshëm për personat, ata që janë problematikë duhet të mbahen nën vëzhgim. Këtu një person që do të bëjë një krem dhe do një armë e gjen, punonjësi i policisë nuk është në gjendje të gjejë këto vende që shesin armë”, tha ai.

Ndalur te Vlora, një qytet ku është regjistruar një numër i lartë ekzekutimesh në atentate të mirëorganizuara, Softa e konsideroi këtë qytet si ‘kryeqendër të vrasjeve’.

“Vlora është bërë si një kryeqendër e vrasjeve dhe kanë qenë të tipit profesionist, tregon se janë jo vetëm të armatosur, por edhe për ruajtjen e viktimës, për mënyrën e organizimit. Në Vlorë kanë qenë goditje profesionistësh, por këta nuk janë rastësorë, ka një informacion në qytet, me çfarë profesioni merret etj.. Ka informacione për këta që lëvizin me mjete luksoze, me xhama të errëta, këta të fortët që lëvizin në qytet. Qyteti nuk ka një planifikim”, shtoi ai.

Sipas ekspertit të sigurisë, ka ardhur koha që në Shqipëri të ketë Xhandarmëri, një forcë që do të vepronte paralelisht me Policinë që, sipas tij, është një praktikë që ndiqet nga shumë shtetet të tjera.

“Duhet ngritur xhandarmëria, e ka Franca. Në Itali është policia dhe karabinierit. Xhandarmëria varet nga Ministria e Drejtësisë dhe Policia nga Ministria e Brendshme. Veprojnë mbi bazë territori, ndërsa policia është më civile dhe më e kujdesshme në përdorimin e forcës. Do të jenë dy forca që kontrollojnë territorin dhe demokracia do të ishte më e kontrolluar. Ka ardhur koha për ta patur edhe Xhandarmërinë si shumë vende të tjera”, theksoi Softa.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article PËR HERË TË PARË PA PRINC PHILIP/ Ja kush do e shoqërojë Mbretëreshën në eventin e rëndësishëm
Previous article SKANDAL NË ROLAND GARROS/ Tenistja ruse Sizikova arrestohet për trukime ndeshjesh

s.autor

Postime të ngjashme

DROGË PRANË SHKOLLAVE NË TIRANË/ Arrestohet 28-vjeçari me 235 doza kokaine Aktualitet

DROGË PRANË SHKOLLAVE NË TIRANË/ Arrestohet 28-vjeçari me 235 doza kokaine

VIDEOT ME PËRMBAJTJE SEKSUALE/ Ragon Policia: Referuam materialet në Prokurori, nisën hetimet Aktualitet

VIDEOT ME PËRMBAJTJE SEKSUALE/ Ragon Policia: Referuam materialet në Prokurori, nisën hetimet

E RËNDË NË PËRMET/ 40-vjeçarja hidhet nga kati i gjashtë i pallatit, humb jetën Aktualitet

E RËNDË NË PËRMET/ 40-vjeçarja hidhet nga kati i gjashtë i pallatit, humb jetën

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT