• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 23 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

23 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
VRASJET E BUJSHME TË 15 VITEVE MË PARË/ Zbradhet dëshmia e Luftar Reçit: Ja çfarë më kërkoi Lul Berisha. Shullazi mori…
Home
Breaking News

VRASJET E BUJSHME TË 15 VITEVE MË PARË/ Zbradhet dëshmia e Luftar Reçit: Ja çfarë më kërkoi Lul Berisha. Shullazi mori…

9 December, 2020 s.autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

Zbardhet dëshmia e të penduarit të drejtësisë Luftar Reçi, rrëfimi i të cilit ka rihapur hetimet dhe hedhur dritë mbi dy vrasjet e bujshme të disa viteve më parë të Vajdin Lamajt dhe Klodian Saliut.

Në dëshminë e tij, Reçi thotë se Lulzim Berisha i kishte shkuar tek kazinoja e tij duke i kërkuar vrasjen e Klodian Saliun.

“Në fillim të shkurtit kam takuar në Tiranë Lul Berishën. Takimi u realizua ne vendin e quajtur stacioni i trenit ne Tirane, vend ku une kisha nje kazino timen. Gjatë takimit Luli më ofroi një marrëveshje sipas së cilës unë duhej të vrisja shtetasin Klodian Saliu dhe ai në këmbim do të vriste hasmin tim. Ata më thanë se Klodian Saliu e kishte kundershtuar dhe kishin frike se mos i vriste.Kam pasur lidhje shoqërore ne Lul Berishën, Indrit Taulla, Lenti (Plarent Dervishi). Berishën e kam njohur në 1994, ndërsa Plarent Dervishin dhe Indrit Taullain i kam njohur vonë sepse ishte njohje dhe miqësi e ngushtë e Lulëzim Berishës. Kujtoj se ka qenë muaji shkurt i vitit 2005, besoj nga mesi i muajit, më ka telefonuar nga numri i tij celular te numri im celular shtetasi Lulzim Berisha. Luli më tha më gjej mua nga ato të “nëntat” (që ishin kallëpe tritoli) ku bëhej fjalë për një atentat të përgatitur nga unë për hasmit e mi në Dibër, atentat i parealizuar nga unë për arsye se hasmi im mbante me vete fëmijët e tij dhe unë nuk lejova shpërthimin sepse nuk doja të vrisja fëmijët. Luli ishte në dijeni të kësaj ngjarje se më kishte treguar vetë dhe kishte mësuar nga unë se J… më kishte përgatitu minat për ngjarjen e Dibrës dhe për këtë arsye më kërkoi një minë për veten e tij. Për të përgatitur minat me telekomandë më ka ndihmuar nipi im që quhet.,.. i cili është vrarë në vitin 2002”, shprehet Reçi.

Bombën me të cilën është kryer vrasja e Vajdin Lamajt, Reçi thotë se ia ka dorëzuar Emiljano Shullazit. Pasi ka marrë vesh nga mediet se u vra Vajdin Lame me shpërthim, ka telefonuar Lul Berishën i cili i ka thënë se ishte në Turqi dhe kjo ishte punë Indritit. Prandaj hetimi për këto vrasje është bashkuar në një të vetëm, sepse Lul Berisha dhe Emiljano Shullazi dhe bandat e tyre akuzohen se kanë bashkëpunuar për vrasjen Vajdin Lamajt dhe Artan Arsit në ashensor në banesën e tij.

“Bombën me telekomandë që përgatitem ia dorëzuam Emiljano Shullazit”, ka shtuar ai më tej, duke treguar kështu dhe bashkëpunimin mes Berishës dhe Shullazit në vrasjen e Vajdin Lamajt.

Dy atentatet e ndodhura 15 vite më parë u zbardhen dje nga SPAK, ndërsa autorë rezultojnë personazhe të njohur të botës së krimit.

Ngjarja më e bujshme ishte vrasja me tritol në ashensorin e pallatit ku banonte biznesmeni Vajdin Lame dhe të Artan Arsit, më 27 Shkurt 2005.

Si organizatorë dhe ekzekutorë, SPAK akuzon Emiljano Shullazin, Lulzim Berishën, Plarent Dervishin, Indrit Taullain, Viktor Ymerin, Luftar Reçin dhe Indrit Rusin.

Ngjarja e dytë është ekzekutimi Klodian Saliut, teksa udhëtonte me makinë në autostradën Durrës – Tiranë në 26 Shkurt 2005, një ditë përpara vrasjes së Lamajt në Tiranë.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "MË NË FUND..."/ Pas operacionit në këmbë Enca shërohet plotësisht dhe jem lajmin me këtë VIDEO
Previous article SPARTAK NGJELA/ Çfarë po ndodh me SPAK dhe a është ky vetëm fillimi?

s.autor

Postime të ngjashme

AKSIDENT NË PYLLIN E SODËS/ Përplaset motori, një person i plagosur Aktualitet

AKSIDENT NË PYLLIN E SODËS/ Përplaset motori, një person i plagosur

"KSAMILI MES 50 PLAZHEVE MË TË MIRA TË BOTËS..."/ Big 7 Travel: Uji i kaltër i detit dhe rëra e bardhë po magjepsin turistët Aktualitet

"KSAMILI MES 50 PLAZHEVE MË TË MIRA TË BOTËS..."/ Big 7 Travel: Uji i kaltër i detit dhe rëra e bardhë po magjepsin turistët

PO KTHEHEJ PREJ PUNE KUR U PËRPLAS PËR VDEKJE NGA MAKINA/ Si u la 4 orë pa ndihmë babai i tre fëmijëve në Durrës, shoferi ia mbathi Aktualitet

PO KTHEHEJ PREJ PUNE KUR U PËRPLAS PËR VDEKJE NGA MAKINA/ Si u la 4 orë pa ndihmë babai i tre fëmijëve në Durrës, shoferi ia mbathi

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT