• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 23 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

23 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
VRASJE, TRAFIK DROGE E PROSTITUCION/ OFL i dërgon formularin 7 të dënuarve në 5 qytete (EMRAT)
Home
Breaking News

VRASJE, TRAFIK DROGE E PROSTITUCION/ OFL i dërgon formularin 7 të dënuarve në 5 qytete (EMRAT)

16 October, 2020 s.autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

Operacioni Forca e Ligjit është intensifikuar tashmë teksa është ndalur në 5 qytete duke u dërguar formularin e vetdeklarimit 7 të dënuarve më parë.

Në Fier OFL u kërkon të deklarojnë pasurinë dy të dënuarve për vrasje me paramendim si dhe një tjetri për organizatë kriminale dhe trafik droge.

Në Lushnje duhet të deklarojë pasurinë D.K, alias D.S, i dënuar më parë për trafik droge. Në Tiranë Sh.L, i dënuar për vrasjen e punonjësve të Policisë i është dërguar gjithashtu formulari kurse në Elbasan dhe Berat dy të dënuarve për trafik narkotikësh e prostitucion.

NJOFTIMI NGA POLICIA

OFL, 16 tetor

Vijon pa ndërprerë Operacioni Forca e Ligjit, në zbatim të detyrave të përcaktuara në Aktin Normativ të datës 31 janar 2020.

Në kuadër të zbatimit të Ligjit Special për masat pasurore ndaj individëve të dënuar apo akuzuar për krim të organizuar apo krime të rënda, OFL i ka nisur kërkesat me shkrim për vetëdeklarimin e burimeve të pasurisë, shtetasve:

Faslli Buzi, banues në Fier,i dënuar për veprën penale “Vrasja me paramendim”, e kryer në bashkëpunim;

Nazmi Aliu (alias Buzi), banues në Fier, i dënuar për veprën penale “Vrasja me paramendim”, e kryer në bashkëpunim;

Dëfrim Kurtdeda (alias Dëfrim Sina), banues në Lushnje, i dënuar për veprat penale “Trafikimi i narkotikëve”, i kryer në bashkëpunim, i mbetur në tantativë dhe “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, i kryer në bashkëpunim;

Maliq Hyka, banues në Fier, i dënuar në Itali për veprat penale “Organizata kriminale” dhe “Trafikimi i narkotikëve”;

Shaban Lami, banues në Tiranë, i dënuar për veprën penale “Vrasja e punonjësve të Policisë së Shtetit”;

Arjan Dalipi, banues në Elbasan, i dënuar për veprën penale “Trafikimi i narkotikëve”;

Marsel Selamaj, banues në Berat, i dënuar në Itali për veprat penale “Organizata kriminale” dhe “Shfrytëzimi i prostitucionit”.

Këta individë, si subjekt i Ligjit Special, duhet t’u përgjigjen me shkrim, brenda 48 orësh, të gjitha pyetjeve të OFL-së dhe më pas, përgjigjet e marra do t’i dërgohen SPAK-ut, për veprime të mëtejshme.

OFL është në veprim të pandërprerë dhe në kryerje të veprimeve komplekse për vendosjen e sekuestrove emergjente mbi pasuritë e dyshuara të përfituara nga krimi, si dhe për dërgimin e formularëve të vetëdeklarimit të gjithë personave që janë subjekt i Ligjit Special.

OFL do të informojë publikun në vijimësi për të gjitha nismat procedurale dhe operacionet ekzekutive që do të kryejë.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article DOSSIER/ Historia e infermieres humaniste Melpomeni Dilo: Kur diktatura ndëshkonte heroinat
Previous article "ISMAILI S'PO SHKRUAN MË"/ Helena Kadare: Nobelin ka tre vite që s’e presim më. Vetëvrasja e Mehmet Shehut...

s.autor

Postime të ngjashme

"S'KA KTHIM PAS"/ Vazhdon marshimi në rrugët e Tiranës, ‘lumë’ protestuesish në kryeqytet: Rama jep dorëheqjen Aktualitet

"S'KA KTHIM PAS"/ Vazhdon marshimi në rrugët e Tiranës, ‘lumë’ protestuesish në kryeqytet: Rama jep dorëheqjen

"KY ËSHTË FUNDI JUAJ"/ Studentët: Nuk kërkojmë privilegje, por të drejtat tona! Poshtë sistemi, burg Edi Ramës Aktualitet

"KY ËSHTË FUNDI JUAJ"/ Studentët: Nuk kërkojmë privilegje, por të drejtat tona! Poshtë sistemi, burg Edi Ramës

AEROPORTI I VLORËS/ Reagon sërish Pacolli: Gjetëm dëmtime të shumta brenda objektit, autorët... Aktualitet

AEROPORTI I VLORËS/ Reagon sërish Pacolli: Gjetëm dëmtime të shumta brenda objektit, autorët...

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT