• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 7 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

7 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
“VRASJE OSE SHKATËRRIM”/ Akuzohen për grusht shteti ndaj Vuçiç, policia serbe arreston tre persona
Home
Rajon

“VRASJE OSE SHKATËRRIM”/ Akuzohen për grusht shteti ndaj Vuçiç, policia serbe arreston tre persona

25 June, 2025 s.autor Rajon

Prokuroria Publike në Beograd njoftoi se ka arrestuar tre persona, për të cilët tha se ekzistojnë dyshime të bazuara se kanë planifikuar “ndryshim të dhunshëm të pushtetit” në Serbi.

Sipas prokurorisë, të arrestuarit me inicialet I.M, N.A, B.M dyshohen për kryerjen e veprës penale të “përgatitjes së veprës penale kundër rendit kushtetues dhe sigurisë së Serbisë”.

“Nga hetimet rezulton se më 21 qershor 2025, të dyshuarit kishin mbajtur një takim në një hotel në Kralevë, ku kishin planifikuar ndryshim të dhunshëm të pushtetit në Republikën e Serbisë”, u tha në njoftim.

Dy prej tyre u arrestuan në Kragujevc, ndërsa njëri në afërsi të Pozhegës, në perëndim të Serbisë.

Prokuroria serbe se të dyshuarit janë marrë vesh që të mos ktheheshin në shtëpi derisa “të vrisnin ose shkatërronin” përfaqësuesit e institucioneve shtetërore. Sipas autoriteteve serbe, ata kishin paralajmëruar për përdorimin e armëve të zjarrit dhe kishin planifikuar një sulm ndaj anëtarëve të policisë me qëllim çarmatosjen e tyre.

Sipas Prokurorisë, ata kishin planifikuar gjithashtu që të hynin me forcë në ndërtesën e Qeverisë serbe dhe institucionet e tjera, si dhe në transmetuesin publik serb dhe në mediat proqeveritare Hepi dhe Informer.

Sipas njoftimit, njërit nga të dyshuarit i është gjetur një pistoletë dhe fishekë.

Të dyshuarit do të paraqiten para Prokurorisë Publike të Beogradit brenda 48 orësh.

Njëri prej të arrestuarve është edhe ish-kreu i Sindikatës Ushtarake të Serbisë (VSS), Novica Antiq, tha avokati i tij, Ivan Niniq për Radion Evropa e Lirë.

Novica Antiq ishte në paraburgim edhe në vitin 2024, kur u arrestua më 27 shkurt së bashku me dy bashkëpunëtorë të tij për dyshimin e kryerjes së veprës penale të “keqpërdorimit të detyrës”. Më vonë, ai u zgjodh drejtues i Sindikatës Ushtarake të Serbisë.

Antiq më parë i kishte thënë gazetarëve se presionet ndaj sindikatës vijnë nga Agjencia e Sigurisë Ushtarake, Ministria e Mbrojtjes dhe Shtabi i Përgjithshëm i Ushtrisë së Serbisë.

Sipas mediave, Antiq u lirua nga paraburgimi në gusht të vitit 2024.

Portali Politico, në një artikull të botuar në mars të atij viti, e cilësoi Antiqin si agjent rus.

Politico u bazua në një dokument të shërbimeve perëndimore të inteligjencës, në të cilin gazetarët e portalit kishin qasje. Në raportin e shërbimeve, Antiq thuhej se ishte i identifikuar si një “agjent aktiv i ndikimit” për FSB-në ruse.

Prokuroria e Lartë Publike më parë gjatë ditës njoftoi se është arrestuar edhe studenti protestues, Stefan Tomiq, për shkak të dyshimeve se ai ka bërë thirrje “për ndryshim të dhunshëm të rendit kushtetues”.

Arrestimi i tij u dënuar nga studentët që po protestojnë dhe nga disa parti opozitare, duke e cilësuar si presion dhe frikësim ndaj studentëve para protestës më 28 qershor, në Vidovdan./REL

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article HASI TRIUMFON NË LUSHNJE/ Shpallet grupi më i mirë artistik në Festivalin Folklorik Tipologjik Kombëtar
Previous article ALARMON nipi i Donald Trump: Xhaxhai ka simptoma të sëmundjes së Alzheimerit

s.autor

Postime të ngjashme

ANALIZA E REL/ Fushata serbe në Kosovë mes Kurtit, Vuçiqit, protestave në Serbi… Rajon

ANALIZA E REL/ Fushata serbe në Kosovë mes Kurtit, Vuçiqit, protestave në Serbi…

ANALIZA E REL/ Kush është serbi i ekstremit të djathtë në listën e zezë amerikane që i mblodhi “shokët” evropianë në Beograd? Rajon

ANALIZA E REL/ Kush është serbi i ekstremit të djathtë në listën e zezë amerikane që i mblodhi “shokët” evropianë në Beograd?

KRITIKON POLITIKËN E BE-së/ Vuçiç: Europa po vret veten me proteksionizëm Rajon

KRITIKON POLITIKËN E BE-së/ Vuçiç: Europa po vret veten me proteksionizëm

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT