• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 28 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

28 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
“VRASJE ME PARAMENDIM” pasi qëlloi fqinjën/ Kush është ARBEN HAKO, falsifikonte dokumenta dhe të “mbaronte punë” me 16 MIJE EURO për Angli
Home
Breaking News

“VRASJE ME PARAMENDIM” pasi qëlloi fqinjën/ Kush është ARBEN HAKO, falsifikonte dokumenta dhe të “mbaronte punë” me 16 MIJE EURO për Angli

6 June, 2018 Ina.Autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

Dy persona janë vendosur në pranga ditën e sotme të akuzuar për falsifikim dokumentash përmes të cilave dërgonin njerëz jashtë kufijve të vendit kundrejt shumave të caktuara parash.

Mësohet se në pranga u vunë shtetasit Musa Rama, 60 vjec dhe Arben Hako, 51-vjec, te cilet ishin edhe pjese e rrjetit per falsifikimin dhe trafikun e paligjshem te shtetasve.

ARBEN HAKO 51-vjeç banues në Shijak, Durrës nuk është emër i panjohur për policinë pasi 51 vjeçi ka qenë i akuzuar dhe dënuar më parë, madje më shumë se një herë.

Hako është dënuar fillimisht në vitin 2000 nën akuzën “Vrasje me paramendim e mbetur në tentativë”  ”Rrëmbimi ose mbajtja peng e personit” dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit”.
Shtetasi i mësipërmme 12 vite burg nga të cilat fillimisht kreu rreth 10 vite e më pas në 2013 është arrestuar sërish dhe ka kryer pjesën e mbetur.

Në vitin 2000 ARBEN HAKO, në bashkëpunim edhe me dy kunetërit e tij (vëllezërit e bashkëshortes), kanë tentuar të vrasin një shtetase duke e qëlluar me armë zjarri. Shtetasja ishte fqinja e 51-vjeçarit.

Te dy shtetasit kryenin këtë aktivitet kriminal prej disa kohësh në territorin e Shqiperisë, përkundrejt përfitimit ku mundësonin dërgimin e shtetasve të ndryshëm në drejtim të Anglisë, Gjermanisë e vendeve të tjera të Europes, duke e bërë të mundur me falsifikimin e dokumentave dhe përdorimin e formave dhe metodave të tjera, përkundrejt shumave në vlera 10 mijë në Europë deri në 16 mijë euro për person për në Mbretërinë e Bashkuar.

Arrestimi i shtetasve u bë pas një hetimi disa mujor.

Njoftimi i policise 

Operacioni nga DVP Elbasan, në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Elbasan. Kapen dhe ndalohen dy shtetas si organizatorë të kësaj veprimtarie kriminale. Sekuestrohen pasaporta biometrike, dokumenta dhe certifikata të falsifikuara, si dhe 850 Euro.

Nga ana e Seksionit për Trafiqet e Paligjshme në DVP Elbasan, në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Elbasan, është finalizuar me sukses operacioni “ PREMTIMI”, ku është bërë e mundur kapja e dy personave të shpallur në kërkim dhe ekzekutimi i vendimit Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Elbasan, e cila më datë 04.06.2018 ka caktuar masën e sigurisë “arrest në burg” për dy shtetasit :

  • Musa Rama, 60 vjeç, lindur në Librazhd, dhe banues në Tiranë, i dënuar më parë.
  • Arben Hako, 51 vjeç, lindur dhe banues në lagjen nr.1, Durrës, i dënuar më parë.

Këta shtetas në bashkëpunim me njëri- tjetrin kryenin këtë aktivitet kriminal prej disa kohësh në territorin e Shqiperisë, përkundrejt përfitimit ku mundësonin dërgimin e shtetasve të ndryshëm në drejtim të Anglisë, Gjermanisë e vendeve të tjera të Europes, duke e bërë të mundur me fallsifikimin e dokumentave dhe përdorimin e formave dhe metodave të tjera, përkundrejt shumave në vlera 10 mijë deri në 16 mijë euro për person.

Nga kontrolli i banesave të shtetasve të lartpërmendur, janë sekuestruar në cilësinë e provave materiale një automjet me targa AA 630 OD, shtatë telefona celularë, 14 pasaporta biometrike të shtetasve të ndryshëm, 80 copë dokumente në gjuhën Shqipe dhe Gjermane, 35 copë certifikata personale dhe familjare shtetasish të ndryshëm si dhe 13 copë certifikata shkolle dhe trajnimesh, dhe një sasi parash prej 850 euro.

 

Kapja e këtyre shtetasve u bë nga Strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Elbasan, në bashkëpunim me Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë. Vazhdon puna hetimore edhe ndaj personave të tjerë bashkëpuntor të impilikuar në këtë aktivitet kriminal. Materialet ju dërguan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan.

AlpeNews.al 

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article De Ligt: Juventus? Është një nder për mua kur interesohet një klub i madh si "bardhezinjët"
Previous article Çfarë ndryshimesh! Vipat e Bllokut i nxjerrin foton e hershme Jonida Maliqit dhe ju me siguri do të dyshoni për...(FOTO)

Ina.Autor

Postime të ngjashme

INCIDENT NË ZONËN E MALIQIT/ Rrëzohet aksidentalisht nga shkëmbi një person Aktualitet

INCIDENT NË ZONËN E MALIQIT/ Rrëzohet aksidentalisht nga shkëmbi një person

PROTESTA E 29 NË TIRANË/ Nga sheshi 'Skëndërbej' qytetarët marshojnë drejt Kryeministrisë: Rama n'burg, Berisha n'burg Aktualitet

PROTESTA E 29 NË TIRANË/ Nga sheshi 'Skëndërbej' qytetarët marshojnë drejt Kryeministrisë: Rama n'burg, Berisha n'burg

TENSIONE TE KRYEMINISTRIA/ Policia heq instalacionin e këpucëve, protestuesit përplasen me uniformat blu Aktualitet

TENSIONE TE KRYEMINISTRIA/ Policia heq instalacionin e këpucëve, protestuesit përplasen me uniformat blu

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT