Vrasje me arme zjarri ne fshatin Shosh ne malesine e Dukagjinit.Ngjarja e rende ka ndodhur mesditen e sotme dhe nga te dhenat e para raportohet se nje person ka mbetur i vrare me arme zjarri.
Viktima, sipas burimeve eshte identifikuar si shtetasi Lazer Pjetrushi.
Policia eshte nisur drejt vendit te ngjarjes, nderkohe qe ende nuk ka detaje lidhur me aurtorin dhe motivet e ketij krimi.
Shkodër/Informacion paraprak
Me datë 21.10.2019, rreth orës 12:00, në fshatin Shosh, Shkodër, dyshohet se është vrarë me armë zjarri shtetasi L. A. 55 vjeç, banues në fshatin Palaj, Shosh, Shkodër.
Shërbimet e policisë dhe grupi hetimor kanë shkuar në vendngjarje dhe po punohet për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, identifikimin e kapjen e autorit.