Ky vit që po lëmë pas nuk ka qenë dhe shumë i qetë ku ka pasur ngjarje të shumta kriminale dhe atentate dhe vrasje që tronditën mbarë opinioinin publik.
Por cilat qenë atentatet dhe vrasjet e një pas njëshme që shokuan shqiptarët?
Alpenews.al i risjell edhe njëherë këto ngjarje kriminale duke shpresuar se 2024 të mos ketë ngjarje të tilla.
Më 27 janar, një krim i dyfishtë u regjistrua në Gramsh, ky një 80-vjeçar vrau gruan dhe vëllanë e tij. Autori, Xhevit Sinani ekzekutoi me sëpatë bashkëshorten e tij, Zegjine Sinani 74 vjeç dhe të vëllanë, Shaqir Sinani 73 vjeç.
Më 17 shkurt, një ngjarje e rëndë u regjistua në Maliq të Korçës. Në pranga përfundoi Shefki Bylykbashi, 77 vjeç, i cili me sende të forta qëlloi të birin në kokë, Hamdi Bylykbashi, 50 vjeç.
Më 25 shkurtit, 54 vjeçari Lefter Brisku tentoi të hynte në ambientet e pronës së familjes Shushari për të vjedhur dy pula. Në atë moment është kapur nga i riu Bjorni Shushari, i cili e ka dhunuar brutalisht duke i shkaktuar edhe vdekjen.
1 marsi nisi me masakrën e Dan Hutrës, i cili vrau 3 gra dhe plagosi 3 të tjera. 40-vjeçari la të plagosur me armë zjarri Elena Hysën, 35 vjeçe, dhe Kujtime Hysën, 60 vjeçe (ish-bashkëjetuesja e tij dhe nëna e saj) dhe ka vrarë Mevlute Hysën 30 vjeçe, (motra e ish-bashkëjetueses së tij) dhe Hasime Dafkun 30 vjeçe, (e fejuara e vëllait të ish-bashkëjetueses).
12 marsi shënoi një tjetër ngjarje kriminale, ku viktimë mbeti, Mimoza Paja. Kjo e fundit u vra në sytë e mbesës 10 vjeçare, teksa shërbente kafen në një lokal në Don Bosko.
Data e 27 marsit tronditi kryeqytetin, ku persona ende të paidentifikuar dhe që lëviznin me një Range Rover, qëlluan me breshëri automatiku ndaj godinës së Top Chanel. Për pasojë humbi jetën roja i sigurisë Pal Kola, 60 vjeç. Policia akoma është larg zbardhjes së ngjarjes së rëndë.
Në Kavajë, Sali Rexha dhe Armand Gosa vranë njëri-tjetrin. Ngjarja ndodhi më 29 mars. Armand Gosa e goditi me thikë, ndërsa Rexha e qëlloi me armë.
Edhe në Prill, u shënuan disa ngjarje kriminale. Më 8 prill një 43-vjeçar vrau me armë zjarri kunatën e tij dhe më pas vrau edhe veten. Ngjarja ndodhi rreth orës 04:00 të mëngjesit në Shkozë të Tiranës.Migena Sinani, 37 vjeç, dhe Roland Sinani, 43 vjeç, janë dy viktimat.
Më 18 prill, një 20-vjeçar humbi jetën në kryeqytet, pranë gjimnazit “Partizani”. Stiven Toshkesi u qëllua me hanxhar, pas një sherri. Të arrestuar për këtë ngjarje janë Ensi Maze dhe Aksel Hoxhaj.
Më 19 prill, Biznesmeni dhe eksponenti politik, Ardian Nikulaj u ekzekutua në rlokalin e tij në vijën e parë të plazhit të Shëngjinit. Atentatori i kamufluar me skafander motori, maskë covid dhe një jelek fosforishent, hyri brenda lokalit dhe e qëlloi 50-vjeçarin për vdekje me 7 plumba.
Më 16 Maj një adoleshent humbi jetën në Gramsh, pas një konflikti me thika me bashkëmoshatarë të tij.Fation Bici u vra teksa ndërhyri në një sherr me katër adoleshentë të tjerë për të mbrojtur kushëritin e tij, Marko Liçi, i cili mbeti i plagosur.
Me datë 17 Maj, një krim ndodhi në fshatin Kusarth, ku një grua 44-vjeçarja u godit për vdekje nga kunati Tefik Tashi, 58 vjeç.Viktima është 44-vjeçarja Alma Qevani, motra e bashkëshortes së Tefik Tashit.
Më datë 21 maj në qytetin e Kavajës. 48-vjeçari Arian Gosa u qëllua për vdekje nga Habib Rexha.Ai ishte kthyer nga Italia që në fund të marsit, periudhë kur edhe vëllai i tij Altin Rexha mbeti i vrarë në vrasjen e dyfishtë në Kavajë, bashkë me Edmond Gosën.
Një vrasje e dyfishtë ndodhi më 29 qershor në Dukagjin. Viktima mbetën 57-vjeçari Gjokë Gurraj, i cili më herët ka qenë pjesë e Policisë së Shtetit dhe djali i tij Eduart Gurraj. Rrethanat e vrasjes janë ende të paqarta, por një natë para se të kryhej krimi persona të paidentifikuar kanë djegur shtëpinë e viktimave në fshatin Bruçaj.
Një atentat mafioz u regjistruar më 19 korrik, në fshatin Balldren të Lezhës ku u ekzekutua me breshëri plumbash Nikolin Marku Lekstakaj. 42-vjeçari u qëllua me armë zjarri teksa po dilte nga ambientet e një marketi të vogël ku bleu një pije freskuese në aksin Lezhë-Shkodër.
Më 29 korrik një ngjarje shokuese ndodhi në Korçë, Gjergji Mullalli i mori jetën bashkëshortes së tij 46-vjeçare, Luiza Mullalli. Pas vrasjes, autori ka hedhur trupin e saj në një gropë septike që ndodhej pranë banesës.
Më 2 gusht Luljeta Preza, 32 vjeç u gjetur e vrarë me thikë një ditë më parë tek Ura e Dajlanit në Durrës. Policia bëri të mundur zbardhjen e kësaj ngjarje dhe arrestimin e dy autorëve Aldo Ibrahimi 22 vjeç dhe Ylli Grabovari 45 vjeç të cilët edhe jetonin në grup me viktimën.
Më 17 gusht, Stjuart Smakaj vrau shokun e tij Gledis Kraja në Shkodër. Smakaj është shprehur se e ka vrarë aksidentalisht shokun e tij, pasi donte që të ekzekutonte Denis Halilin.
Laertjad Kekaj, 41-vjeç, u ekzekutua me armë zjarri nga një atentat mafioz më 9 shtator 2023 në Vlorë.Viktima 41 vjeç, mori 6 plumba në trup, po lëvizte me motor dhe fillimisht u godit me makinë. Kur Keka ra në rrugë, nga makina e zezë, tip Audi, e autorëve, nisën të shtënat.
Më 21 shtator u vra me armë zjarii me armë zjarri 33-vjeçari Valter Fierza. Valter Fierza u gjet i pajetë jashtë makinës së tij në rrugën pranë Kishës së fshatit. Ka qenë i vëllai i cili ka gjetur viktimën dhe ka njoftuar policinë.
Krismat e kallashnikovit tronditën qytetin e Rrëshenit më 26 shtator 2023, duke rikthyer frikën e konflikteve të vjetra mes fiseve në hasmëri. I sapodalë nga burgu, Martin Bardhi (Marku) u ekzekutua në lokalin e tij që ndodhet në hyrje të spitalit të Rrëshenit, 50 metra përballë komisariatit të qytetit.
Më 20 tetor në fshatin Boks, u gjet trupi i pajetë i Musa Bajraktari. Nga hetimet rezultoi se 70-vjeçari ishte vrarë nga fqinji i tij, Xhemal Zeqiri, për motive të dobëta.
Më 30 nëntor u trondit edhe Kamza, pas një konflikti mes komshinjve në Laknas për kanalin e ujërave të zeza. 70 vjeçari Maliq Marku me origjinë nga Dibra vrau duke e qëlluar katër herë me pistoletë fqinjin e tij 55 vjeçar Shefqet Hasa, si dhe plagosi fqinjin tjetër, Besim Keqa në rrugën “Fatos Shupi”, të dy nga Hasi.
Ishte ora 13:52 e së premtes së 15 Dhjetorit 2023, kur nga mediat u raportua se në burgun e Peqinit ka ndodhur një ngjarje e rëndë me viktima dhe të plagosur. Sokol Mjaçaj kishte vrarë me pistoletë të burgosurin e përjetshëm Arben Lleshi dhe kishte plagosur të dënuarin tjetër Indrit Shaqja.28-vjeçari Mjaçaj e thirri në emër Arben Lleshin dhe e qëlloi me një revolver nga dritarja e qelisë. Arben Lleshi mbeti i vdekur në vend brenda qelisë, e lokalizuar në Sektorin B të burgut të Peqinit.


























