• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 14 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

14 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
Si telenovelë/ Vrasja tronditëse e Suelës, me urdhër të bashkëshortit të saj. Si u zbulua prova pas 2 vjetësh
Home
Aktualitet
Drejtësi

Si telenovelë/ Vrasja tronditëse e Suelës, me urdhër të bashkëshortit të saj. Si u zbulua prova pas 2 vjetësh

24 January, 2018 g.autor Aktualitet, Drejtësi

Dy burra, njëri pronar mobilerie dhe tjetri krahu më i besuar i tij akuzohen si vrasësit e Suela Sulës, por Prokuroria është ende e paqartë se përse bashkëshorti i viktimës dhe një punonjës i tij bashkëpunuan për vrasjen e nënës së tre fëmijëve.

Bashkëshorti Sadedin Sula, i arrestuar e kundërshton akuzën që prej prillit 2016 kur ndodhi krimi. Shpresa e prokurorisë ka mbetur rrëfimi i punëtorit të mobilerisë, Fation Karmeshtna, i cili këmbëngul se nuk di asgjë, pavarësisht se ADN e mbetur në duart e viktimës tregon se është ai njeriu që e mbyti.

Të mërkurën gjykata vendosi si masë sigurie arrest me burg për Karmeshtnën.

Por, gjatë dy viteve hetuesit ishin shumë larg të dyshuarit të dytë, Fation Karmeshtnës për të cilin familjarët e viktimës këmbëngulën gjatë.

Pavarësisht se edhe bashkëshorti i të ndjerës këmbëngul se po mbahet në burg pa prova dhe prova e ADN-së duket se fajëson punëtorin e tij, ajo që e vendos në pozitë të vështirë bashkëshortin është dëshmia e motrave të viktimës, që treguan në gjykatë se çifti grindej shpesh dhe së fundmi edhe për shkak të punonjësit Karmeshtna.

Gjithsesi, pavarësisht këtij qëndrimi, por edhe dy provave të rëndësishme të lëna nga vetë viktima, procesi vijoi për një kohë të gjatë me vetëm një të akuzuar.

Grupi i hetimit kishte në dorë një provë të fortë, qe ishte telefoni i viktimës e cila kishte regjistruar një bisedë mes Fation Karmeshtnës dhe bashkëshortit Sadedin Sula, i cili shfaq dyshime për të shoqen.

Pavarësisht kësaj prove, ekspertimi i bisedës së dyshimtë u krye me urdhër të gjykatës, ashtu si edhe krahasimi i ADN-së së disa shenjave të mbetura në duart e Suelës, e cila në çastet e fundit të jetës është përleshur me agresorin.

Megjithë dyshimet se Sadedin Sula e kishte aktivizuar Fatjon Karmeshtën për ta përgjuar të shoqen nëse po e tradhëtonte apo jo, kjo gjë nuk mbështet ende në prova, vetëm nëse vetë ekzekutori i dyshuar vendos të flasë.

/tch

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Formacionet zyrtare: Sampdoria – Roma
Previous article BIZNESMENËT E ARRESTUAR/ Publikohen emrat e 5 të prangosurve që kishin mashtruar në skemën e TVSH

g.autor

Postime të ngjashme

PROTESTA PËR ZVËRNECIN/ Mijëra protestues nisin marshimit në rrugët e Tiranës Aktualitet

PROTESTA PËR ZVËRNECIN/ Mijëra protestues nisin marshimit në rrugët e Tiranës

PROTESTAT NË SHQIPËRI/ Gazeta italiane: Po shndërrohen në antisemitizëm: Hebrenjtë dhe izraelitët në shënjestër Aktualitet

PROTESTAT NË SHQIPËRI/ Gazeta italiane: Po shndërrohen në antisemitizëm: Hebrenjtë dhe izraelitët në shënjestër

DITA E 15 E PROTESTËS/ Pankartat ironike të qytetarëve: Rama n’burg, Belinda n’burg! Vdekje tradhtarëve Aktualitet

DITA E 15 E PROTESTËS/ Pankartat ironike të qytetarëve: Rama n’burg, Belinda n’burg! Vdekje tradhtarëve

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT