Haxhi Baçinozi është 62-vjeçari nga Fieri, i cili u gjet i vrarë me armë zjarri pasditen e sotme tek liqeni artificial.
Ndërkohë që policia njoftoi se ka identifikuar dhe është vënë në ndjekje të autorit të dyshuar, rezulton se viktima ka qenë dy herë i dënuar më parë.
Më 30 janar 1982, Gjykata Ushtarake e Tiranës e dënoi me 10 vjet heqje lirie dhe humbjen e së drejtës elektorale për 5 vjet kohë për “agjitacion e propagandë”.
Ndërsa pas dy vitesh, më 3 qershor 1984, ai është arrestuar sërish ndërsa u dënua me 21 vjet heqje lirie dhe humbjen e së drejtës elektorale për 5 vjet kohë për «veprën e terrorit në bashkë-punim» (dënim i kombinuar).