• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 19 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

19 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
VRASJA TEK “ISH EKSPOZITA”/ Dalin EMRAT. Po ndahej me vajzën, si e EKZEKUTOI vjehrri dhëndrin
Home
Breaking News

VRASJA TEK “ISH EKSPOZITA”/ Dalin EMRAT. Po ndahej me vajzën, si e EKZEKUTOI vjehrri dhëndrin

4 June, 2021 F.autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

Një ngjarje e rëndë ndodhi pak më parë në një lokal pranë gjykatës së Tiranës. Një person hyri në lokal duke qëlluar 4 deri 5 herë ndaj Kudret Saliajt, i cili ishte duke konsumuar një kafe me avokatin që ashtu ka mbetur i plagosur.

Mësohet se dhëndri është ekzekutuar nga ish-vjehrri i tij Mexhit Picari. Viktima, Kudret Salia ishte në proces divorci me bashkëshortën dhe ndodhej pranë gjykatës duke konsumuar një kafe me avokatin Adriatik Cama.

Ky i fundit ka marrë një plumb në bark dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Cama ndodhet tani në spital duke iu nënshtruar një operacioni për nxjerrjen e plumbit.

Cama ishte edhe prokuror i ngjarjeve të 21 Janarit, ndërsa policia ka shoqëruar edhe një të mitur, por nuk dihen ende shkaqet e kapjes së tij.

Adriatik Cama, avokati i plagosur

Menjëherë pasi ka hyrë në lokal, autori i dyshuar i ngjarjes është drejtuar tek tavolina ku ndodhej Picari me avokatin e tij duke qëlluar gjithsej 5 plumba. 4 nga plumbat kanë goditur Saliajn duke e lënë të vdekur në vend, ndërsa 1 tjetër ka qëlluar në bark pikërisht avokatin Cama.

Ndërkohë, policia ka shoqëruar edhe një të ri nga vendi i ngjarjes, megjithatë nuk dihet nëse ai ka apo jo lidhje me vrasjen.

Njoftimi i policisë

Tiranë/Informacion paraprak

Rreth orës 11:50, në bulevardin “Gjergj Fishta” dyshohet se shtetasi M. P. ka vrarë me armë zjarri shtetasin K. S. ( ish-bashkëshortin e vajzës) dhe si pasojë e të shtënave është plagosur dhe shtetasi A. C., i cili ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Shërbimet e Policisë vijojnë krehjen e zonës për kapjen e autorit të dyshuar, shtetasi M. P.

Janë ngritur pika kontrolli në hyrje dhe dalje të qytetit të Tiranës.

Grupi hetimor, në bashkëpunim me Prokurorinë, po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "MË KA KËRCËNUAR SEPSE KAM KRYER..."/ Gilberta tregon publikisht ngjarjen e sikletshme
Previous article PËRPLASI DY NXËNËS NË VLORË/ Drejtuesi i automjetit që i aksidentoi i dërgon në...

F.autor

Postime të ngjashme

MARTESAT E RREME PËR TË MARRË LETRA NË AGLI/ Arrestohen 5 “krushqit” shqiptarë, zbulohet skema e mashtrimit Aktualitet

MARTESAT E RREME PËR TË MARRË LETRA NË AGLI/ Arrestohen 5 “krushqit” shqiptarë, zbulohet skema e mashtrimit

MATURA 2026/ Publikohen REZULTATET e Gjuhës Shqipe dhe Letërsisë Aktualitet

MATURA 2026/ Publikohen REZULTATET e Gjuhës Shqipe dhe Letërsisë

VRASJA E SANTIAGO MALKOS/ Apeli i GJKKO zëvendëson masën e sigurisë për Ilir Selmanin, vendoset në arrest shtëpie Aktualitet

VRASJA E SANTIAGO MALKOS/ Apeli i GJKKO zëvendëson masën e sigurisë për Ilir Selmanin, vendoset në arrest shtëpie

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT