• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 8 November, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

8 November, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
VRASJA TE ASTIRI/ Zbardhet dëshmia e dy vajzave që ishin me viktimën. Personi që e nxori nga lokali shkoi te tavolina dhe…
Home
Breaking News

VRASJA TE ASTIRI/ Zbardhet dëshmia e dy vajzave që ishin me viktimën. Personi që e nxori nga lokali shkoi te tavolina dhe…

21 January, 2020 k.autor Aktualitet, Breaking News

Pas vrasjes që tronditi zonën e Astirit një natë më parë, janë shoqëruar për t’u marrë në pyetje edhe dy vajzat, me të cilat ndodhej në lokal viktima, Vilson Tafçiu, në kohën kur u thirr për të dalë jashtë.

Gjithashtu, janë sekuestruar edhe kamerat e sigurisë së lokalit, por edhe të disa bizneseve përreth vendit të ngjarjes, në mënyrë që të bëhet i mundur identifikimi i autorëve.

Deri tani ende nuk dihet se sa persona kanë marrë pjesë në krim, pasi nga dëshmitarët që ndodheshin brenda në lokal, është parë vetëm një i dyshuar.

Por nuk përjashtohet mundësia që jashtë mund të kenë qenë edhe persona të tjerë.

NGJARJA 

Rreth orës 20:45, Vilson Tafçiu ka qenë duke pirë kafe me dy vajza në një prej lokaleve më të frekuentuara në zonën e “Astirit”, në Unazën e Re, në Tiranë. Në atë kohë, brenda lokalit është futur një person, i cili është drejtuar te tavolina dhe i ka kërkuar 28-vjeçarit që të dilte për pak sekonda jashtë me të, pasi do të sqaronte diçka.

Të paktën, siç kanë deklaruar dy vajzat që e kanë parë personin e dyshuar, nga mënyra se si kanë komunikuar dy të rinjtë, dukej që kishte një njohje të mëparshme mes tyre. Tafçiu është ngritur nga tavolina dhe ka dalë jashtë bashkë me personin që e kërkoi.

Të dy kanë kaluar në anë të lokalit, pranë një rrugice dhe brenda pak sekondash, ai është qëlluar me armë zjarri. Askush nuk ka qenë në gjendje mbrëmjen e djeshme që të tregojë se cilin drejtim kanë marrë autorët, pasi ndodhi vrasja.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article FORUMI EKONOMIK NË DAVOS/ Trump do t’i bashkohet nismës për një trilion pemëve
Previous article SUKSESI PO E NDJEK/ Këngëtarja shqiptare bëhet pjesë e "Grammys"

k.autor

Postime të ngjashme

VRASJA E URIM FIKUT/ Bien dëshmitë për ariun, dyshohet se 62-vjeçari u ndoq dhe qëllua disa herë me armë Aktualitet

VRASJA E URIM FIKUT/ Bien dëshmitë për ariun, dyshohet se 62-vjeçari u ndoq dhe qëllua disa herë me armë

PROTESTA/ Protestuesit sulmojnë me fishekzjarre policinë, efektivët kundërpërgjigjen me ujë Aktualitet

PROTESTA/ Protestuesit sulmojnë me fishekzjarre policinë, efektivët kundërpërgjigjen me ujë

POLICIA RRUGORE AKSION NË VLORË/ Fokus gjobat e papaguara dhe shkeljet rrugore Aktualitet

POLICIA RRUGORE AKSION NË VLORË/ Fokus gjobat e papaguara dhe shkeljet rrugore

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT