• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 2 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

2 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
VRASJA QË TRONDITI LEZHËN/ Bashkëshortët Mujeci përcillen nesër në banesën e fundit
Home
Aktualitet
Kronikë

VRASJA QË TRONDITI LEZHËN/ Bashkëshortët Mujeci përcillen nesër në banesën e fundit

27 April, 2026 s.autor Aktualitet, Kronikë

Një ngjarje e rëndë kriminale tronditi Lezhën, duke rikthyer në vëmendje plagën e vjetër të gjakmarrjes. Një ditë më parë, një atentat i përgjakshëm u regjistrua në Balldren ku me breshëri plumbash u ekzekutuan në mjetin e tyre bashkëshortët Kreshnik dhe Gentjana Mujeci.

Familjarët kanë hapur dyert e mortit dhe po përgatiten t’u japin lamtumirën e fundit dy prindërve të katër fëmijëve të mitur. Përmes rrjeteve sociale, ata kanë bërë me dije se ceremonia mortore do të zhvillohet ditën e nesërme në fshatin Mali Kolaj.

Kujtojmë se atentati ndodhi mesditën e së dielës, ku ndaj automjetit me të cilin udhëtonte çifti u qëllua me breshëri plumbash, duke mos u lënë asnjë mundësi shpëtimi.

Ndërkohë, janë publikuar edhe fotot e dy prej personave të dyshuar si autorë të krimit, Florin Mhillaj dhe Renato Mhillaj. I dyshuari i tretë është Adriano Mhillaj , icili së bashku me dy anëtarët e tjerë të fisit të tij janë shpallur në kërkim nga policia.

Sipas burimeve hetimore dhe pamjeve të kamerave të sigurisë, e gjithë ngjarja ka zgjatur pak më shumë se një minutë. Autorët, të cilët nuk mbanin maska, kanë vepruar me gjakftohtësi të plotë, duke organizuar një pritë të mirëplanifikuar.

Hetimet paraprake tregojnë se bëhet fjalë për një konflikt të vjetër me motive hakmarrjeje. Renato Mhillaj është djali i Genc Mhillaj, ndërsa Adriano dhe Florini janë nipat e këtij të fundit. Ky i fundit u vra në vitin 2016, në një ngjarje për të cilën u akuzuan Kreshnik Mujeci dhe vëllezërit e tij.

Sipas policisë, pista kryesore është ajo e gjakmarrjes, pasi dyshohet se autorët kanë synuar të marrin hak për vrasjen e ndodhur një dekadë më parë. Ngjarja e atëhershme kishte ndodhur në zonën e Shkodrës, ku pas një konflikti të çastit, Genc Mhillaj u qëllua për vdekje.

Megjithëse drejtësia i shpalli të pafajshëm të akuzuarit për mungesë provash në vitin 2018 dhe Apeli la në fuqi vendimin një vit më pas, çështja u rikthye për rigjykim në vitin 2024 nga Gjykata e Lartë. Pavarësisht kësaj, duket se konflikti mes familjeve nuk u shua kurrë.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article E RËNDË NË TIRANË/ U dërgua në spital me plagë në kokë, ndërron jetë pas tre ditësh 4-vjeçari
Previous article MBLEDHJA E GRUPIT PARLAMENTAR TË PS/ Rama: Diskutuam për “Punët e Shqipërisë” dhe anëtarësimin në BE

s.autor

Postime të ngjashme

"KAM HARRUAR KODIN E KASAFORTËS"/ Shoqja e Kejvina Kthellës merret e pandehur për 8 mijë euro Aktualitet

"KAM HARRUAR KODIN E KASAFORTËS"/ Shoqja e Kejvina Kthellës merret e pandehur për 8 mijë euro

KATËR DITË PA ENERGJI ELEKTRIKE/ OST njofton ndërprerje të gjata në disa zona të Elbasanit. Ja oraret e lajmëruara Aktualitet

KATËR DITË PA ENERGJI ELEKTRIKE/ OST njofton ndërprerje të gjata në disa zona të Elbasanit. Ja oraret e lajmëruara

TRAGJIKE NË SHKODËR/ 17-vjeçari humb jetën pas aksidentit, një tjetër i ri në gjendje të rëndë Aktualitet

TRAGJIKE NË SHKODËR/ 17-vjeçari humb jetën pas aksidentit, një tjetër i ri në gjendje të rëndë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT