• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 17 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

17 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
VRASJA QË TRONDITI ITALINË/ Përcillet për në banesën e fundit 5-vjeçarja Elena, u vra barbarisht nga e ëma
Home
Jetë

VRASJA QË TRONDITI ITALINË/ Përcillet për në banesën e fundit 5-vjeçarja Elena, u vra barbarisht nga e ëma

22 June, 2022 s.autor Jetë

Vogëlushja pesëvjeçare Elena Del Pozzo, e cila u vra nga nëna e saj Martina Patti, është përcjellë sot për në banesën e fundit. Mediat në Itali raportojnë se në Mascalucia, Katania u pezulluan të gjitha aktivitetet ndërsa flamujt u ulën në gjysmë shtizë.

Dyqanet, organizatat politike, sociale dhe shoqatat e sportit u ftuan që të merrnin pjesë në ceremoni për të shprehur ngushëllimet e tyre tek familjarët e vogëlushes. Në momentin që arkivoli i vogël, i bardhë u fut në katedrale u shoqërua me një raund duartrokitjesh ndërsa njerëzit qëndronin në këmbë.

Të pranishëm në ceremoni ishin rreth 300 vetë, ndërsa arkivoli i vogëlushes shoqërohej nga babai Alessandro, gjyshi Giovanni, halla Martina Vanessa dhe gjyshja Rosaria Testa.

Vogëlushja Elena del Pozzo ishte viktimë e një vdekjeje të dhunshme dhe ndoshta të ngadaltë.

Me gjasë 5-vjeçarja është munduar të shpëtojë nga duart e nënës së saj, ndonëse vetëm instiktivisht, teksa çdo provë çon në përfundimin se Martina Patti ka dashur ta vriste të bijën. Pas rindërtimit të fakteve dhe rrëfimit (që pason atë të karabinierëve) gjyqtarja hetuese është shprehur shumë e tronditur.

“Sepse vrasja e një fëmije në moshë të vogël dhe, për rrjedhojë, e pambrojtur, përveç integrimit të një krimi shumë të rëndë, është një sjellje e panatyrshme, e neveritshme, etike, e pamoralshme, e qortueshme, aspak e pranueshme në asnjë kontekst…një tregues i një instinkti të fortë kriminal dhe i shkallës së lartë të rrezikut.”

Gjyqtarja e përkufizoi 23-vjeçaren “si një person i kthjellët”, që nëse nuk arrestohej, mund të largohej.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "BASHKËPUNOJNË ME SERBËT"/ Gazetari zbulon lidhjen e fortë të shqiptarëve në Ekuador: “Joçiç i Amsterdamit” ka lidhje familjare me…
Previous article KUJDES! Nëse pini kaq filxhanë kafe, rrezikoni të vdisni

s.autor

Postime të ngjashme

E TRISHTË/ Ndahet nga jeta aktori i njohur Sam Neill, ylli i “Jurassic Park” dhe “Peaky Blinders” Jetë

E TRISHTË/ Ndahet nga jeta aktori i njohur Sam Neill, ylli i “Jurassic Park” dhe “Peaky Blinders”

TRAGJEDI NË BANKOK/ Zjarri në një lokal u merr jetën 27 personave, dhjetëra të plagosur Jetë

TRAGJEDI NË BANKOK/ Zjarri në një lokal u merr jetën 27 personave, dhjetëra të plagosur

E TRISHTË/ Ndahet nga jeta legjenda e muzikës italiane, Peppino di Capri mbyll sytë në moshën 87-vjeçare Jetë

E TRISHTË/ Ndahet nga jeta legjenda e muzikës italiane, Peppino di Capri mbyll sytë në moshën 87-vjeçare

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT