• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 22 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

22 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
VRASJA PËR NJË KARIKUES TELEFONI/ Si u liruan 3 nga 4 të akuzuarit për krimin (DETAJE TË REJA)
Home
Breaking News

VRASJA PËR NJË KARIKUES TELEFONI/ Si u liruan 3 nga 4 të akuzuarit për krimin (DETAJE TË REJA)

26 May, 2018 k.autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

Marvi Mihali u vra më thikë në korrik të vitit 2017, edhe pse konflikti i lindur nuk kishte lidhje fare me të. Sipas hetimeve, Marvi Mihali, atë ditë, ishte telefonuar nga shoku i tij, i cili i kërkonte ta shoqëronte në një takim me disa djem, që u kishte shitur një telefon. Ai i kërkoi Marvi Mihalit që ta shoqëronte në momentin që do t’i dorëzonte karikuesin.

Edhe pse Marvi refuzoi disa herë ta shoqëronte mikun e tij, në fund fare, pas insistimit të tij, pranoi të shkonte me të. Pika e takimit ishte në afërsi të stadiumit “Dinamo”. Mirëpo, në kampin tjetër, kushërinjtë Bitraj dhe Alla kishin përgatitur një pritë ndaj të rinjve. Pas shitjes së telefonit kishte pasur një konflikt mes shokut të Mihalit dhe blerësit të telefonit. Në momentin që Mihali dhe miku i tij janë afruar në pikën e takimit, ka nisur edhe sulmi fizik. Mihali është qëlluar me thikë pas shpine dhe rrahur deri në vdekje, ndërkohë që asnjë kalimtar i rastit nuk ka ndërhyrë t’i ndajë.

 

Pas ngjarjes, Policia arrestoi Dejvi Bitrajn, Eugen Bitrajn, Kridens Allën dhe Marsel Allën, për ngjarjen që tronditi kryeqytetin. Hetimet më pas vijuan për ngjarjen me shumë kontradikta. Një herë u tha se ishte Eugen Bitraj ai që qëlloi me thikë ndaj Marvi Mihalit, më pas doli se autor i goditjes ishte Dejvi Bitraj.

Edhe pse hetimet janë zgjatur shumë për një ngjarje që u filmua e gjitha nga kamerat e sigurisë, prokurori i Tiranës, Artan Lulaj, ndryshoi akuzat për katër të pandehurit. Ai ngriti akuzë për vrasje vetëm për Dejvi Bitrajn, ndërsa për tre të tjerët ngriti akuzën e “moskallëzimit të krimit”. Ky ndryshim akuzash, ende pa shkuar dosja për gjykim, bëri që të kërkohej lirimi i Eugen Bitrajt, Kridens Allës dhe Marsel Allës.

Më 11 maj, ata u lanë të lirë nga Gjykata e Tiranës. Lirimi i tre prej të akuzuarve solli edhe reagimin e ashpër të nënës së Marvi Mihalit nëpërmjet rrjeteve sociale. Reagimi i ndjerë i Mira Mihalit solli edhe lëvizjen e shpejtë të autoriteteve. Menjëherë, dosja për vrasjen e Marvi Mihalit kaloi në duart e një prokurori tjetër. Dhjetë ditë pas lirimit të tre të pandehurve, prokurori Gjergj Tako vendos të ndryshojë veprat penale për të liruarit, nga “moskallëzim krimi” në “vrasje e kryer në bashkëpunim”. Ai kështu kërkon që Eugen Bitraj, Kridens Alla dhe Marsel Alla të vihen pas hekurave. Për këtë ka prova të mjaftueshme që vrasja ishte në bashkëpunim. “…O zot çfarë tmerri.

Të shikosh vrasësit e birit të vetëm pa akuzë, të lirë në sallën e gjyqit dhe tek i shihja më dilte parasysh videoja e ngjarjes, shkelmat e tyre mbi trupin e djalit tim. Sa më e madhe se kaq duhet të jetë dhimbja…”, shkruante në FB Mira Mihali, nëna e Marvi Mihalit.

Kërkesa për urdhërarreste është dërguar në Gjykatën e Tiranës dhe ajo po shqyrtohet nga një tjetër gjyqtare. Ajo është Shefkie Demiraj, që pritet të vendosë për arrestimin e tre të liruarve, ndërsa dy gjyqtarët e kallëzuar nga babai i Marvi Mihalit do të qëndrojnë larg çështjes deri në verifikimet përkatëse.

PANORAMA

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Flet për herë të parë Agnesa Vuthaj: Kurora e Miss Albania u vodh në prapaskenë, më vendosën një...
Previous article "Si ja bën pa të dashur"/ Albëria SHOKON publikun: Po ja, me mjete rrethanore dhe...

k.autor

Postime të ngjashme

RËNDOHET SITUATA NË PUKË/ Digjen disa banesa në fshatin Gojan i madh, nis evakuimi i banorëve Aktualitet

RËNDOHET SITUATA NË PUKË/ Digjen disa banesa në fshatin Gojan i madh, nis evakuimi i banorëve

"S'KA MUSHKË TROJE QË NA LËKUND"/ Rama reagon pas incidentit me himnin në Pustec Breaking News

"S'KA MUSHKË TROJE QË NA LËKUND"/ Rama reagon pas incidentit me himnin në Pustec

E PËSON KEQ/ Pjesë e një grupi kriminal në Itali, arrestohet në Durrës 33-vjeçari Aktualitet

E PËSON KEQ/ Pjesë e një grupi kriminal në Itali, arrestohet në Durrës 33-vjeçari

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT