Gati 1 vit më parë, Tirana u trondit nga një ngjarje e rëndë. 22-vjeçari Marvi Mihali u vra me thika nga bashkëmoshatarët e tij për një karikues telefoni.
Sot, një pjesë e autorëve të krimit, janë lënë të lirë, ndërsa prindërit e Marvit të ndjerë, qëndrojnë pas dyerve të gjykatës, për të kërkuar drejtësinë për padrejtësinë që u është bërë.
I ftuar në “Të Paekspozuarit” në Top Channel, babai i Marvit, ish-sportisti i njohur Pavllo Mihali u shpreh se së bashku me bashkëshorten e tij janë të shkatërruar pas vendimit. Më tej, ai thotë se nëse nuk do të ketë drejtësi për djalin e tij, ai do të bëjë vetëgjyqësi.
Unë pres drejtësi nëse do të ketë edhe njerëz të mirë. Nëse ky shtet do të vendosë në krye njerëz të mirë. Mendoj se mbi të gjitha ne duhet të jemi njerëz, duhet të na dominojë zemra. Nëse do të realizohet kjo drejtësi, unë do të kem të drejtën të flas lartë në qiell me Mavrin. Nëse nuk realizohet, unë do të bëhem shembull në Shqipëri. Unë do të bëj vetëgjyqësi, mua nuk më duhet më jeta. Unë do të luftojë deri në ditën e fundit”, u shpreh babai i Marvit.