Prindërit e Marvi Mihalit, Pavllo dhe Fatmira kanë bërë padi në gjykatë ndaj prindërve të 4 autorëve të dyshuar për vrasjen e djalit të tyre ku kërkojnë 340 milionë lekë dëmshpërblim.
Këtë e ka bërë të ditur dhe babai i Eugen Bitrajt i cili u shpreh se kjo padi zbulon qëllimin e çiftit Mihali.
“Ata kërkojnë 340 milionë lekë dëmshpërblim nga ne dhe kjo do të rrëzohet në gjykatë sigurisht”, u shpreh babai i Eugen Bitraj.
Sot Prokuroria kërkoi 87 vite burg për të 4 të rinjtë e akuzuar për vrasjen e Marvi Mihalit


