• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 5 October, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

5 October, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
VRASJA PËR NDERIN E MOTRËS/ Gazetarja zbulon detajet: Viktima u gjet anës përroit kur…
Home
Breaking News

VRASJA PËR NDERIN E MOTRËS/ Gazetarja zbulon detajet: Viktima u gjet anës përroit kur…

29 January, 2019 F.autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

Në emisionin e Rudina Xhungës mbrëmjen e së martës është diskutuar për ngjarjen e rëndë të ndodhur në Bastar i Mesëm në Tiranë, ku një 34-vjeçar u vra për hir të nderit nga vëllai i një 20-vjeçareje gjithashtu e martuar. Gazetarja e “Panorama”, Etleva Delia ka treguar dinamikën e ngjarjes.

“Policisë i është dashur 48 orë që të kuptonte se bëhej fjalë për një vrasje. Tentativat për të fshehur ngjarjen dhe vonesa për ta çuar në spital kanë sjellë vdekjen e 34-vjeçarit Arben Gjeçi. Ai u gjet nga disa fshatarë anës një përroi të cilët e morën në shtëpi dhe mundoheshin ta mbanin ngrohtë se kishte hemorragji”, – është shprehur Delia.

Një detaj tjetër ka qenë edhe vështirësia dhe problemet infrastrukturore që kjo zonë ka, duke bërë të pamundur lidhjen me Tiranën. Nga informacionet e marra nga banorët e zonës, të dyja këto familje, edhe familja e 20-vjeçares, edhe familja e viktimës, janë në gjendje të dobët ekonomike.

Sipas prokurorisë Esat Cani vrau me mjete të forta 34-vjeçarin Arben Gjecin në bashkëpunim me kunatin e tij Dëfrim Kurti. Bashkëshorti i 20-vjeçares Elida Cani, Dëfrim Kurti dyshonte se gruaja kishte një lidhje jashtëmartesore dhe për këtë ka vënë në dijeni vëllain e saj Esat Cani, 31 vjeç.

Të dy bashkë e kanë ruajtur dhe e kanë kapur teksa është takuar me 34-vjeçarin, të cilin më pas e kanë dhunuar me mjete të forta duke i shkaktuar vdekjen. Motra e autorit, njëkohësisht e dashura e viktimës për të mbrojtur vëllain nuk ka treguar në polici, ndaj është vënë në pranga. Çifti i bashkëshortëve është lënë në “arrest shtëpie” nga gjykata ndërsa Cani në qeli.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article NEWCASTLE-MANCHESTER CITY/ Vendasit barazojnë rezultatin, shënon Jose Rondon
Previous article ARSENAL-CARDIFF/ "Topçinjtë" kalojnë në avantazh, shënon Aubameyang nga pika e bardhë

F.autor

Postime të ngjashme

U SHFAQ NË VIDEOT INTIME/ Blerina Matraku kërkon ndjesë publike Aktualitet

U SHFAQ NË VIDEOT INTIME/ Blerina Matraku kërkon ndjesë publike

AKSIDENT NË KSAMIL/ Motori del nga rruga, plagoset drejtuesi 28-vjeçar Aktualitet

AKSIDENT NË KSAMIL/ Motori del nga rruga, plagoset drejtuesi 28-vjeçar

NDODH EDHE KJO NË DURRËS/ Djali i ish-drejtoreshës së Postës që vidhte pensionet dhunon me grushte policin jashtë shërbimit, vihet nën hetim... Aktualitet

NDODH EDHE KJO NË DURRËS/ Djali i ish-drejtoreshës së Postës që vidhte pensionet dhunon me grushte policin jashtë shërbimit, vihet nën hetim...

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT