• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 5 October, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

5 October, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
VRASJA PËR “NDERIN” E MOTRËS/ Elida Cani: Bëra seks me Arbenin … pastaj vëllai e vrau
Home
Breaking News

VRASJA PËR “NDERIN” E MOTRËS/ Elida Cani: Bëra seks me Arbenin … pastaj vëllai e vrau

28 January, 2019 F.autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

Zbardhen dëshmitë e reja për vrasjen në Zall Bastar, ku Arben Gjeci mbeti i vdekur.

Elida Cani në dëshminë e dytë që ka dhënë në Polici ka pranuar lidhjen e fshehtë me Arbenin dhe se vrasjen e tij e bëri Esat Cani. Mediat  kane zbardhur dëshminë e plotë të Elida Canit, e cila tregon si nisi lidhja jashtëmartesore.

Elida Cani: Nuk e pranova që kisha lidhje me Arben Gjecin në fillim pasi isha e frikësuar. Tani nuk kam çfarë fsheh më. Kam patur një lidhje të fshehtë me Arbenin që ka filluar disa muaj më parë.

Ai me ngacmonte, fillimisht unë e refuzova, por më pas nisëm të komunikonim në telefon derisa u lidhëm. Jemi takuar shpesh në një dhomë pranë shtëpisë së vjehrrit. Ai aty vinte dhe më pas ikte. E kishim lënë për t’u takuar edhe ditën e enjte. Fillimisht i thashë Arbenit e lëmë për ditë tjetër, por ai tha ‘jo, sot’. Vjehrri dhe vjehrra ishin në shtëpi, por dhoma që kemi shtuar është e veçuar. Aty e takova.

Burri ishte në lokal, kishte më shumë 1 orë që kishte dalë. Atë ditë kisha frikë se mos më vinte burri, por Arbeni më tha që e pa duke pirë në lokal. Kryem marrëdhënie seksuale dhe kur po iknim, erdhi vëllai im Esati. Ai e qëlloi Arbenin me 1 levë hekuri disa herë.

Esati u largua dhe telefonova burri, Dëfrimin. I thashë që dikush ka qëlluar Arbenin. Kur erdhi burri, tha që s’duhet ta marrë vesh njeri dhe bëmë planin që gjakun e mbuluam me bar, ndërsa trupin e Arbenit e zhvendosën ata në rrugë. Jam shumë e tronditur. E di që është faji im për gjithçka. Lidhjen me Arbenin e kam filluar në nxitim e sipër.

Fillimisht më pëlqente fshehtësia e lidhjes dhe nuk shkëputesha dot më. Takohesha në darkë sa herë që vjehrri dhe vjehrra binim në gjumë dhe burri shkonte për të pirë. Kërkoj falje.

Ndërkohë Esat Cani në dëshminë e dytë pranon krimin dhe thotë se Arben Gjeci para se të takohej me motrën, po pinte kafe me burrin e saj, Dëfrimin.

Esat Cani: Dyshoja që Arbeni ngacmonte ose nusen time ose motrën. E ruaja prej tre ditësh. Ditën e enjte e kam ruajtur që në mëngjes. Arben Gjeci ishte në kafe bashkë me kunatin tim, Dëfrimin dhe më pas u ndanë.

E pashë kur u afrua te shtëpia e motrës. Fillimisht nuk dija ç’të bëja. Pasi i pashë të dy, bota m’u errësua. Isha shumë rëndë. Gjeta një levë dhe kur hyra brenda, motra me Arbenin ishin gjysëm të zhveshur. Nuk durova dot, e godita disa herë me levë.

Më pas u tremba dhe s’dija ç’të bëja. E pashë me gjak dhe bashkë me motrën kishim hall nga fjalët e fshatit. Menjëherë vendosëm që trupin ta nxirrnim në rrugë dhe të hapnim fjalën që ishte rrëzuar nga një lartësi. Më pas ika në shtëpi dhe isha shumë i trembur.

Ndërkohë burri i Elida Canit, Dëfrimi, është shprehur se “kur më tha Elida që të kam tradhëtuar”, iu konfirmuan dyshimet. Ai thotë se kishte hallin e prindërve dhe fjalët e fshatit prandaj organizuan skenarin që Arbeni ishte rrëzuar në rrugë.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article JANË NDARË VËRTET? Postimet e Lori Hoxhës dhe Vis Bajraktarit sapo ringritën dyshimet (FOTO)
Previous article E RËNDË NË FIER/ Përplasi për vdekje 24-vjeçarin Arif Xhafa, arrestohet shoferi

F.autor

Postime të ngjashme

U SHFAQ NË VIDEOT INTIME/ Blerina Matraku kërkon ndjesë publike Aktualitet

U SHFAQ NË VIDEOT INTIME/ Blerina Matraku kërkon ndjesë publike

AKSIDENT NË KSAMIL/ Motori del nga rruga, plagoset drejtuesi 28-vjeçar Aktualitet

AKSIDENT NË KSAMIL/ Motori del nga rruga, plagoset drejtuesi 28-vjeçar

NDODH EDHE KJO NË DURRËS/ Djali i ish-drejtoreshës së Postës që vidhte pensionet dhunon me grushte policin jashtë shërbimit, vihet nën hetim... Aktualitet

NDODH EDHE KJO NË DURRËS/ Djali i ish-drejtoreshës së Postës që vidhte pensionet dhunon me grushte policin jashtë shërbimit, vihet nën hetim...

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT