• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 10 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

10 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
Vrasja për lekët e qirasë/ Prokuroria i ndryshon akuzën, gjykata dënon 58-vjeçarin me 5 vite burg
Home
Aktualitet
Drejtësi

Vrasja për lekët e qirasë/ Prokuroria i ndryshon akuzën, gjykata dënon 58-vjeçarin me 5 vite burg

31 December, 2017 Ina.Autor Aktualitet, Drejtësi

Prokuroria i ndryshon akuzën, dënohet me 5 vite burg për vrasjen e 58- vjeçarit, se i kërkoi paratë e qirasë.

Gjykata e Shkallës së Parë në Durrës ka dhënë dje vendimin për Kujtim Ekonomin, i cili mori përsipër vrasjen e Agim Arapit, duke bërë që vëllai i tij të fitojë pafajësinë. Ngjarja e rëndë ka ndodhur më 12 prill, ku Arapi u dhunua për vdekje nga vëllezërit Kujtim dhe Kostandin Ekonomi pasi u kërkoi pagesën e qirasë (12 mijë lekë të vjetra).

Në ngjarje u përfshi dhe dhëndri i tyre, Jurgen Kurti, por ndaj tij nuk pati akuzë. Pas arrestimit të dy vëllezërve, Prokuroria ngriti akuzë për vrasje me paramendim, por që më pas u ndryshua. Gjyqtari Paulin Çera dënoi Kujtim Ekonomin me pesë vite burg për vrasje nga pakujdesia, ndërsa vëllai i tij, Konstandin Ekonomi, u lirua tre muaj pas ngjarjes si i pafajshëm. Dje, në orën 11:00, Gjykatësi Paulin Çera dha vendimin për një prej dy vëllezërve të akuzuar për vrasjen e Agim Arapit.

Sipas vendimit të trupit gjykues, Kujtim Ekonomi u dënua me 5 vite heqje lirie me akuzën e vrasjes nga pakujdesia. Më herët, Prokuroria ndryshoi akuzën nga vrasje me paramendim në vrasje nga pakujdesia, e cila është marrë në konsideratë nga gjykata. Ngjarja në fjalë ka ndodhur më datë 12 prill 2017, ku sipas Policisë, Agim Arapi është goditur për vdekje me mjete të forta nga dy vëllezërit Kostandin dhe Kujtim Ekonomi, si dhe dhëndri i Konstandinit, Jurgen Kurti.

Mësohet se shkak për konfliktin është bërë qiraja e papaguar e muajit mars. Sipas Policisë, vëllezërit Ekonomi kishin rënë dakord që nëpërmjet dyqanit të Agim Arapit të kalonin tubat e ajrimit të picerisë, që ata kishin hapur pak më shumë se një muaj më parë bashkë me dhëndrin e tyre. Ata kishin bërë një marrëveshje, e cila konsistonte që vëllezërit Ekonomi do t’i paguanin 13 mijë lekë në muaj Agim Arapit për tubat e ajrimit që kalonin nëpërmjet dyqanit të tij ushqimor, që ndodhet në të njëjtën godinë.

Pak minuta para ngjarjes, bashkëshortja e viktimës, Vjollca, u ka kërkuar pagesën e muajit mars, të cilën ata nuk e kishin kryer. Në këto momente, vëllezërit dhe dhëndri i tyre nisin të debatojnë me çiftin Arapi, ndërsa më pas konflikti ka degjeneruar në dhunë e përdorimin e mjeteve të forta, ku për pasojë Agim Arapi ndërroi jetë.

Ndërkaq, ngjarja që i mori jetën 58-vjeçarit Arapi ndodhi me 12 prill rreth orës 19:55, në Lagjen 1, bulevardi “Epidam”, në dyqanin ushqimor në pronësi të viktimës.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article I ftohti ekstrem, shkencëtarët bëjnë parashikime të frikshme. Ç’do ndodhë
Previous article Rama thotë MIRËMËNGJES nga Vlora/ Ja urimi për ditën e fundit të vitit

Ina.Autor

Postime të ngjashme

TUBIM MBI 3 ORË/ Protestuesit vazhdojnë marshimin: Shqipëri e re, Edi Rama dorëhiqu... Aktualitet

TUBIM MBI 3 ORË/ Protestuesit vazhdojnë marshimin: Shqipëri e re, Edi Rama dorëhiqu...

“FORBES”: Pse ishulli i Jared dhe Ivanka mund të shkatërrojë përpjekjen e Shqipërisë për në BE Aktualitet

“FORBES”: Pse ishulli i Jared dhe Ivanka mund të shkatërrojë përpjekjen e Shqipërisë për në BE

PROTESTA/ Thirrja e aktorit Mehdi Malkaj: Shqipëria ka qenë gjithnjë e re, e kemi për detyrë ta mbrojmë Aktualitet

PROTESTA/ Thirrja e aktorit Mehdi Malkaj: Shqipëria ka qenë gjithnjë e re, e kemi për detyrë ta mbrojmë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT