• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 9 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

9 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
VRASJA PAS SHERRIT TË KONFLIKTIT TË VJETËR/ Pasi e qëlloi për vdekje 60-vjeçarin, autori… (DETAJET)
Home
Breaking News

VRASJA PAS SHERRIT TË KONFLIKTIT TË VJETËR/ Pasi e qëlloi për vdekje 60-vjeçarin, autori… (DETAJET)

18 June, 2020 s.autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

Detaje te reja nga ngjarja e rëndë qe ndodhi mbrëmjen e djeshme në fshatin Labovë Zhapës, në Gjirokastër, ku një person ka humbur jetën pas një konflikti për pronat.policia gjirokaster

Burimet nga Policia e Gjirokastrës kanë bërë të ditur se viktimë ka mbetur shtetasi Andrea Xhavara, ndërsa autor i dyshuar për ngjarjen e rëndë është Jano Koleta.

60- vjeçari Xhavara mësohet se mbërritur pa shenja jete në spitalin “Omer Nishani”, ndërsa bluzat e bardha bënë të ditur se vdekja e tij ka ardhur si pasojë e plagëve të rënda të shkaktuara nga mjete të forta.

Menjëherë për këtë ngjarje është lajmëruar edhe Policia, e cila ka mbërritur në vendin ku ka ndodhur krimi.

NGJARJA

Burime nga uniformat blu bënë të ditur se ngjarja ka ndodhur pas konflikteve verbale për tokat në fshat. 60-vjeçari dyshohet të jetë goditur më një mjet pune, sëpatë ose lopatë, por ende nuk është bërë i ditur zyrtarit ky fakt.

Për këtë, blutë e Gjirokastrës kanë nisur hetimet dhe kanë shoqëruar në komisariat të afërm të viktimës dhe të autorit të dyshuar. Konflikti, që mendohet të jetë i vjetër, mësohet se ka degjeneruar në grindje të ashpra mbrëmjen e djeshme, duke përfunduar me vrasjen e 60-vjeçarit.

Policia e Gjirokastrës ka shkuar në vendngjarje ku po kryen veprimet hetimore dhe zbardhjen e plotë të ngjarjes së rëndë, ndërsa autori është arrestuar në banesë.

Sakaq, burimet nga Policia theksuan se autori ka tentuar t’i jepte ndihmën e parë viktimës në vendin e ngjarjes, por ka qenë e pamundur. 60-vjeçari ka humbur jetën në vend, ndërsa transporti i tij në spital ka qenë pa rezultat.

Pas ngjarjes, Policia ka ushtruar kontroll në fshat, ndërsa autori është gjetur në banesën e tij. Ai dyshohet se ka qenë duke pritur uniformat blu, ndërsa nuk i ka kundërshtuar ata gjatë shoqërimit në polici.

Ai mësohet se ka qenë në gjendje të rënduar psikologjike, për gjithë atë çfarë kishte ndodhur. Lidhur me këtë ngjarje, policia ka shoqëruar në polici edhe familjarët e autorit dhe viktimës.

Këta të fundit kanë dhënë dëshmitë e tyre lidhur me konfliktin e dy shtetasve, çka degradoi më pas duke shkaktuar një viktimë. Ata janë shprehur se konflikti ka ndodhur pas disa problemesh që kishin me tokat, të cilat ishin afër me njëra-tjetrën.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article DITA E GASTRONOMISË/ Rama publikon VIDEO: Kemi plot arsye për të dashur kuzhinën tonë dhe amvisat
Previous article GREQIA NUK GJEN QETËSI/ "Shkundet" sërish nga tërmetet. Ja ku ishte epiqendra

s.autor

Postime të ngjashme

NDODH EDHE KJO! Teza e Gjuhës Shqipe dhe Letërsisë doli nga Kukësi, identifikohet me shpejtësi maturanti që e shpërndau, përjashtohet Aktualitet

NDODH EDHE KJO! Teza e Gjuhës Shqipe dhe Letërsisë doli nga Kukësi, identifikohet me shpejtësi maturanti që e shpërndau, përjashtohet

AKSION "BLIC" NË VLORË/ Grupi kriminal kapet në një lokal! Pranga 6 personave (VIDEO) Aktualitet

AKSION "BLIC" NË VLORË/ Grupi kriminal kapet në një lokal! Pranga 6 personave (VIDEO)

DOSJA "BUKA"/ GJKKO shtyn seancën ndaj Arben Ahmetajt Aktualitet

DOSJA "BUKA"/ GJKKO shtyn seancën ndaj Arben Ahmetajt

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT