• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 11 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

11 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
VRASJA NGA FËMIJËT/ Bashkëfshatari i Pëllumbit: Po të dhunonte gruan nuk do fuste njeri në shtëpi. E njohim si grua me shkollë
Home
Breaking News

VRASJA NGA FËMIJËT/ Bashkëfshatari i Pëllumbit: Po të dhunonte gruan nuk do fuste njeri në shtëpi. E njohim si grua me shkollë

25 February, 2024 s.autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

Motivi i vërtetë i vrasjes së Pëllumb Metës në Shënavlash të Durrësit, nuk është zbardhur ende, ndërsa bashkëshortja e tij në hetim dhe 3 fëmijët e arrestuar, i qëndrojnë motivit të dhunës në familje dhe vendimit për të fejuar pa dëshirë vajzën 19-vjeçare.

Po vendimi për ta fejuar pa dëshirë është hedhur poshtë nga familja që kishte shfaqur interes për këtë krushqi. Madje dhe Blerina, nëna e vajzës, ashtu si babai i vrarë, kanë pasur të njëjtin qëndrim në lidhje me këtë mundësi fejese.

Në Shënavlash Blerinën, gruan e viktimës e njohin si grua me shkollë, që deri vonë ka bërë në shtëpi kurse të gjuhës së huaj, anglisht, për fëmijët.

“Nëse do të ishte grua e dhunuar, siç thotë, zor se do e linte burri të fuste njeri në shtëpi. Nuk di ç’mund të ketë ndodhur, por e rëndë shumë është. E sa për t’i bërtit fëmijëve e bëjmë të gjithë. Këta krutanët ndoshta pak më shumë se janë fanatikë dhe autoritarë, por jo të vrasësh babën. Ai për ata thoshte se jetonte e punonte. Biles më dukej liberal me djemtë. Të voglin e kishte punëtor, ndërsa të madhin e çoi njëherë me lekë në Angli. Shpenzoi për të, por nuk i eci dhe u kthye. Pastaj shkoi në Itali dhe tani u kthye për të vrarë babën. S’di ç’të them”, thotë një bashkëfshatar i viktimës.

Hija e rëndë e krimit rëndon mbi Shënavlash, fshatin që konsiderohet pjesë e qytetit të Durrësit për shkak të afërsisë me të. Njerëzit hezitojnë të flasin publikisht. I druhen mikrofonit dhe ndjejnë një lloj pasigurie që s’dinë ta shpjegojnë, ndonëse krimi ndodhi brenda familjes.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article E TRISHTË/ Shkoi të përshëndeste kolegët dhe bie nga skela, shqiptari humb jetën tragjikisht në Itali
Previous article "MË KËRKOI ORGJI"/ Dario Doka nxjerr detaje të reja për Meritonin: Kur nuk pranova, më…

s.autor

Postime të ngjashme

TRAFIK ARMËSH? Drejtuesi i KAYO mohon akuzat: Nuk jemi përfshirë! Aktualitet

TRAFIK ARMËSH? Drejtuesi i KAYO mohon akuzat: Nuk jemi përfshirë!

DIVJAKA KUNDËR SHKRIRJES SI BASHKI/ Mbahet protesta e 42-të kundër bashkimit me Lushnjën Aktualitet

DIVJAKA KUNDËR SHKRIRJES SI BASHKI/ Mbahet protesta e 42-të kundër bashkimit me Lushnjën

ZJARRET NË VEND/ Shtatë vatra aktive, flakët vijojnë në Dajt, ndërhyjnë 400 forca dhe ushtria Aktualitet

ZJARRET NË VEND/ Shtatë vatra aktive, flakët vijojnë në Dajt, ndërhyjnë 400 forca dhe ushtria

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT