Ngjarja e rëndë që tronditi sot Tiranën ka marrë vemendjen e mbarë opinionit publik, shkruan AlpeNews.al
Mexhit Picari, ka qelluar per vdekje, me 8 plumba drejt ish dhendrit të tij, Kudret Saliaj. Ky i fundit, ka mbetur i vdekur në vend.
Ngjarja ka ndodhur në nje prej lokaleve më të famshem të Tiranës.
Siç mësohet, të dy palët kishin dalë nga seanca e pestë gjyqësore dhe prisnin të niste e radhës. Dhurata Saliaj ka qene gjithashtu e pranishme në lokal, ndonese ende nuk ka detaje për deshmi apo reagim të sajin.
Por, zanafilla e të gjithe konfliktit duket se i ka rrenjet muaj më parë teksa familja e vajzës ka qenë protagoniste edhe në një emision televiziv.
Ajo qe vlen të permendet është se Dhurata Saliaj ka qenë e denuar për dhunë bashkeshortore dhe viktima (Kudret Saliaj) ka patur gjithashtu urdher mbrojtje nga ish vjehrri, që sot i mori jetën.
Gjykata kishte vendosur që fëmijet do i mbante babai, duke i dhënë ketij të fundit të drejtë. Ndërkohë, që nga ana tjeter deshmi ka patur edhe se Kudreti e ka kercenuar Dhuratën.
Dëshmitë, rrëfimet dhe fundi tragjik i ngjarjes duken të denja për skenar filmi.
Ju sjellim pjesë nga emisioni dhe deshmi të zbardhura për të kuptuar më mirë ngjarjen.
Dëshmia 1:
Babai i Dhuratës, Mexhit Picari, i cili ka qene edhe polic ka treguar një histori të 10 viteve më parë, kur kapi dhëndrin e tij duke u konfliktuar fizikisht me persona të tjerë. Sipas tij, sherri kishte ndodhur për konflikte banale ku ishin të përfshira edhe disa vajza.
“Unë e kam kapur vetë para 10 viteve, kam kapur K. (bashkëshortin e vajzës), e kam kapur te KMY te lokali, e kemi kapur, edhe baba i vetë, e kemi parë me goca, lidhje jashtë martese. Kur kam shkuar unë, e kam gjetur të çarë këtu te nofulla, edhe kanë qenë 4 çuna duke u zënë për punë femrash. Kur e kam parë me gjak kështu, ju kam thënë policia, unë kam qenë punonjës policie. Ju kam thënë mos se policia këtu. Ata direkt e kanë lënë, edhe më tha mik më shpëtove, hallall ta bëftë Zoti. Po ç’na bërë kështu more dhëndër. Po ti je i martuar, a ke turp i thashë. A ke turp që zihesh për punë femrash. Ti je i martuar, ke fëmijë. Tha bëra gabim, po më fal. Edhe unë i thashë gocës, erdhi dhe i thashë për mua lere se ky nuk i heq huqet. Na ka marrë malli për nipërit, ju kanë bërë presion”, është shprehur babai i Dhurata Saliajt në media.
Dëshmia 2:
Dhurata Saliaj ka treguar historinë e ndarjes nga bashkëshorti i saj dhe problemet që lindën në familjen e saj pasi u akuzua nga burri, fëmijët e saj dhe vjehrra për dhunë fizike e psikologjike dhe tradhti bashkëshortore.
Në një intervistë për emisionin “Uniko” ne nentor 2020, 32-vjeçarja Dhurata Saliaj është shprehur se gjithçka kulmoi në datën 2 Tetor të këtij viti, pikërisht në ditën e datëlindjes së babait të saj.
Ajo kishte shkuar në spital pasi nuk ndihej mirë, ndërsa bashkëshorti e akuzoi se e kishte shoqëruar i dashuri.
Dhurata mohon këto pretendime, dhe thotë se burri shkoi ta merrte nga spitali dhe më pas e dërgoi në shtëpinë e prindërve.
Dhurata Saliaj: Si mund t’i them unë bashkëshortit tim me gjithë qejf, më ço te babai im që të ndahem nga burri. Kjo është një gjë shumë e rëndë për atë, por ata e kishin menduar aq mirë këtë pjesë. Më ka marrë nga spitali, më ka tërhequr nga krahu i majtë, që e kam dhe shenjë pickimi, dhe më ka futur në makinë. I them pse shkojmë këtej? A do shkojmë te shtëpia? Jo tha, do shkojmë te babai yt të ballafaqohemi.
Për çfarë të ballafaqoheni?
Dhurata Saliaj: Pse kam ikur unë vetëm në spital. Si mund ta lërë gruan ai, 17 vite që unë kam jetuar me atë, pse kam vajtur vetëm në spital? Pastaj më ka marrë në makinë dhe u habita kur m’u fut djali në makinë mbrapa.
Keni debatuar me djalin në këtë moment?
Dhurata Saliaj: Jo fare. S’kam debatuar fare. Atë ditë babi kishte datëlindjen. Mendova se do vinim dhe për datëlindjen e babit. S’e mendova unë që ai do më linte këtu.
Pra, ju jeni ndarë dhe ka ndodhur gjithë historia në ditën e datëlindjes së babait tuaj?
Dhurata Saliaj: Që ishte një surprizë e madhe dhe për babin.
Por ai pretendon se ka debatuar me ju dhe ju ka lutur që të ktheheni në shtëpi për hatër të fëmijëve dhe ju keni thënë unë nuk kthehem kurrë më mbrapa me ju. Madje keni debatuar dhe me djalin tuaj për pjesën e të dashurve që pretendon se ju i kishit.
Dhurata Saliaj: Kjo s’është e vërtetë. Bashkëshorti im s’më ka dhënë as edhe një sqarim. Unë kam tentuar e kam marrë dhe më mbrapa në telefon dhe i kam thënë: Kemi 17 vjet të martuar, si s’më dhe një sqarim për çfarë po më lë.
Dëshmia 3:
Mes akuzave për tradhti, nëna e Dhurata Saliajt ka mohuar që vajza e saj të ketë tradhtuar bashkëshortit, Kudret Saliaj që sot u ekzekutua nga vjehrri.
“E vras me duart e mia vajzën time nëse konfirmohet se ka dashnor, ama dua dashnorin”, ka thënë nëna në një intervistë televizive.
AlpeNews.al







