Një person ka mbetur i vrarë pas të shtënave me armë zjarr të raportuara këtë të del në Shkodër.
Gazetari Senad Nikshqi tha për BalkanWeb, se dyshohet se viktima është një djalë i ri. Autoret kanë qene me motoçiklete dhe jane futur ne nje rrugice dytesore duke u larguar me shpejtesi ne drejtim te paditur.
Në momentin që ka ndodhur vrasja i riu ishte brenda lokalit.
Sakaq uniformat blu kanë rrethuar zonën, po ashtu edhe Drejtori i Policisë Shkodër, ndodhet në vendin e ngjarjes për të bërë verifikimet kryesore.
Po shihen të gjitha mundësitë, nga kamerat dhe dëshmitarët për të identifikuar autorin.


